LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-19 barazon me moshatarët bullgarë në miqësore

Kosova U-19 barazon me moshatarët bullgarë në miqësore

Kosova U-19 ka barazuar 0-0 në miqësoren e dytë kundër kombëtares bullgare U-19, në ndeshjen që u zhvillua sot në stadiumin “Arena” në Sozopol.

Dy ditë më herët, të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit, kishin pësuar humbje nga bullgarët 2-1, ndonëse pjesën e parë e kishin mbyllur në epërsi 1-0.


Kësaj radhe të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të baraspeshuar, me disa raste shënimi por që rrjetat mbetet të patundura.

Mundësinë më të mirë për Kosovën U-19 e pati Liridon Balaj në minutën e 64-t, por gjuajtja e tij nuk shkoi në rrjetë.

Këto dy miqësore me Bullgarinë i shërbyen përzgjedhësit Krasniqi për t’u përgatitur sa më mirë për fazën “Elite Round” të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

“Elite Round” do të zhvillohet prej 21 deri më 27 mars në Portugali, ku krahas Portugalisë, në grup do të ketë edhe Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori