Gjermania ka plane të mëdha për Bashkimin Evropian (BE), i tha Kancelarja Angela Merkel, Budenstagut në prag të një takimi joformal të BE-së në Bruksel. Por më parë asaj i duhet qeveria.
Merkel iu drejtua Parlamentit gjerman një ditë para takimit joformal të liderëve të 27 shteteve anëtare të BE-së. Forcimi i BE-së është një element qendror i marrëveshjes midis dy partive më të mëdha të Gjermanisë. Merkeli tha se marrëveshja do të ofrojë ‘impulse esenciale’ për reformimin e bllokut. Ajo theksoi se marrëveshja e koalicionit është e para e këtij lloji, që fokusohet shprehimisht në politikën ndaj BE.
“Duhet të jemi të përgatitur për të mbështetur iniciativat kur ato janë më të përshtatshme se zgjidhjet nacionale”, tha kancelarja.
Për temën e refugjatëve, Merkel tha se politika duhet të fokusohet në luftimin e arsyeve pse njerëzit e braktisin atdheun e tyre për të ardhur në Evropë. Ajo theksoi se përpjekje më të mëdha nevojiten për të shkatërruar rrjetet e trafikantëve të njerëzve. Edhe marrëveshja e koalicionit me SPD e mbështet një politikë të përbashkët të BE për refugjatët. Merkel kërkoi që të ‘forcohet në mënyrë masive’ agjencia evropiane për Mbrojtjen e Kufirit (Frontex).
Kancelarja kërkoi më tej një riorientim të financave të Bashkimit Evropian.
“Debati për kuadrin e ardhshëm financiar është edhe një shans për t’i verifikuar në përgjithësi financat e BE”, tha Merkeli në deklaratën e saj qeveritare para Bundestagut. Ajo dëshiron një “Evropë të aftë për të vepruar, solidare dhe me besim në vete”.
Të premten kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE do të diskutojnë pa Britaninë e Madhe për planin afatmesëm financiar të BE prej 2021 deri 2027. Ajo pret një diskutim për detyra të reja dhe një mbrojtje evropiane të kufirit.
“Kemi nevojë për një zgjim për Evropën”, tha Merkel.
Njëkohësisht ajo la të kuptojë se priten konflikte me shtetet lindore të BE. Sepse në fondet strukturore duhet të merret parasysh në të ardhmen edhe angazhimi për pranimin e refugjatëve.
“Solidariteti nuk mund të jetë rrugë me një drejtim në BE”, tha ajo.
Shkaku për këtë deklaratë është refuzimi i disa shteteve të Evropës Lindore që të pranojnë refugjatë nga shtete të tjera të BE. Vende si Polonia janë përfituese neto të shërbimeve të BE, Gjermania është një paguese neto.
Merkel tha se në reformën e Eurozonës në të ardhmen përgjegjësia dhe kontrolli duhet të jenë në një dorë. E rëndësishme është në radhë të parë që të përmirësohet aftësia për konkurrencë në Eurozonë. Pa një treg të brendshëm digjital, shtetet e BE do ta kenë të vështirë që të ruajnë aftësinë e konkurrencës në plan ndërkombëtar. /DW
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
‘E ardhmja është në duart tona’: Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025