Pas tri viteve, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet sot t’i japin epilog çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Kuvendi i Kosovës sot në ora 11:00 mban seancën plenare ku në rend dite është Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Për miratimin e këtij Projektligji nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, saktësisht nevojiten së paku 80 vota.
Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe grupi i deputetëve 6+ kanë thënë se do ta votojnë Demarkacionin, derisa Vetëvendosje ka bërë të ditur se do ta kundërshtojnë.
Në projektligjin e dërguar nga Qeveria në Kuvend e që do të jetë sot në rend dite në Kuvend figurojnë edhe raporti i Komisionit shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi dhe marrëveshja e nënshkruar mes dy presidentëve, Hashim Thaçi e Filip Vujanoviq.
Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj mbrëmë ka ftuar të gjithë deputetët që ta votojnë atë.
“Nuk do te ketë arritje më të madhe për qytetarët e Kosovës në pesë vitet e ardhshme se sa liberalizimi i vizave sa i takon raportit tonë me BE-në sepse anëtarësimi në BE është orientim gjeopolitik dhe ekonomik, diçka që mund të merr kohë më shumë se 10 vite. Por lëvizja pa viza është e menjëhershme dhe do të përfitojmë drejtpërdrejt”, ka thënë Hoxhaj.
Madje ai ka thënë se “liberalizimi i vizave në një masë varet nga vota e deputetëve shqiptarë të enjten”.
Por, deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se qeveria e ka sjellë në Kuvend projektligjin kontradiktor për ratifikim.
Sipas Dedës ky projektligj është kontradiktor sepse përmban marrëveshjen e vitit 2015, raportin e Shpejtim Bulliqit dhe deklaratën e dy presidentëve atij të Kosovës dhe Malit të Zi.
“Dmth para deputetëve vjen projektligj që mund të përmblidhet kështu: demarkacioni është vepër penale, që është bërë mirë, e që do të rishikohet sepse është bërë gabim”, ka shkruar Deda në Facebook. /Telegrafi/
Foto: Arkiv
Mospajtime para seancës për Demarkacionin
Po bëhen dy orë prej kur është planifikuar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, me pikë të rendit të ditës Marrëveshjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Seanca ende nuk ka filluar, derisa mësohet se shefat e Grupeve parlamentare janë në takim, me përjashtim të Listës serbe.
Deputetë të partive parlamentare të cilët i ka kontaktuar Telegrafi nuk e kanë pasur të qartë se çfarë do të ndodh, do të shtyhet seanca apo do të vihet në rend dite Marrëveshja për Demarkacionin.
Tahiri: Nëse nuk kalon Demarkacioni do t’i dorëzojë pasaportat
Deputeti nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri tha se nëse do të kalojë Marrëveshja për Demarkacionin atëherë do t’i dorëzojë pasaportën e tij dhe familjes.
Ai tha se njërin pasaportë e ka diplomatike, ndërsa tjetrin me vizë deri më 2021.
“… Nëse nuk kalon demarkacioni, unë i dorëzoj pasaportat. Njërin e kam diplomatik, tjetrin me vizë deri me 2021. Por, unë do t’i dorëzoj edhe të familjes. Nëse nuk kalon demarkacioni unë do të jem me popull…”, ka thënë Tahiri.
Kusari-Lila thotë se ka pak gjasa që sot do të kalojë Demarkacioni
Deputetja e “Alternativës”, Mimoza Kusari – Lila ka theksuar se shpreson që sot në Kuvendin e Kosovës, do të votohet Ligji për Demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
Ajo këto komente i ka bërë në një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.
“Ndonëse unë shpresoj, gjasat nuk janë shumë të mëdha që të kaloj demarkacioni. Dihet tashmë qëndrimi i njërës parti opozitare, por në anën tjetër duhet të pritet edhe qëndrimi i Listës Serbe”, ka shtuar Kusari – Lila.
Ajo ka thënë se ata janë kundër që raporti i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpetim Bulliqi të mos jetë pjesë e ligjit, por që sipas saj mund të jepet vetëm si informatë.
Zeka: Ata që votojnë kundër Demarkacionit, janë kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve
Deputeti i Nismasocialdemokrate, Milaim Zeka ka theksuar se partia e tij ka një qëndrim unanim për votimin e demarkacionit.
Ai këto komente i ka bërë në një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Zeka i ka porositur të gjithë deputetët që ta votojnë demarkacionin, për arsye se kështu do të mundësohej lëvizja e lirë e qytetarëve.
“Çdo deputet që do të jetë kundër demarkacionit është kundër lirisë së lëvizjes, dhe nuk ka asnjë justifikim dhe asnjë arsye për këtë gjë, pos që bëjnë marketing politik”, ka shtuar Zeka.
Ai ju ka bërë thirrje deputetëve të VV-së që kanë sipas tij, rezon dhe vizion kombëtar, që ta kalojmë këtë ngërç dhe këtë ngufatje, që po i mban qytetarët e Kosovës të izoluar që tri vite.
Delawie: Vota kundër Demarkacionit, votë kundër lëvizjes së lirë
Kanë kaluar 40 minuta prej kur është paraparë të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës për Demarkacionin me Malin e Zi.
Në hollin e Kuvendit është parë edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie, i cili iu bëri thirrje deputetëve ta votojnë Demarkacionin.
Ai tha se vota kundër Demarkacionit do të thotë votë kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'