LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria heton shkaqet e vdekjes së alpinistëve në Kajmakçalan

Prokuroria heton shkaqet e vdekjes së alpinistëve në Kajmakçalan

Prokuroria Publike e Shkupit punon për zbardhjen e tragjedisë në majën malore Kajmakçalan, në të cilën jetën e humbën alpinistët e Maqedonisë Kalina Velevska dhe Aleksandar Minovski.

“Prokurori publik kompetent i dha urdhër Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup – Njësisë për krim të dhunshëm të bëhen kontrolle në Federatën e Sporteve Alpine në Maqedoni lidhur me atë kush, kur dhe si e ka organizuar ekspeditën alpiniste, cilat janë kushtet e nevojshme për një organizim të tillë dhe a janë përmbushur ato, si dhe rrethana të tjera”, informuan sot nga Prokuroria.

Në të njëjtën kohë, është dhënë urdhër të bëhen kontrolle edhe në shoqatën alpiniste “Transverzalec” – Shkup, aktet e tyre dhe vendimet në bazë të cilave organizohen ekspeditat alpiniste, kushtet e nevojshme që duhet të përmbushen, si dhe rrethanat nën të cilat është zbatuar ngjitja në Kajmakçalan.


Me urdhër të prokurorit kompetent duhet të sigurohen listat e thirrjeve të ardhura dhe të realizuara nga telefonat celularë të alpinistëve të cilët humbën jetën, shtohet në kumtesën e Prokurorisë. Kalina Velevska dhe Aleksandar Minovski e humbën jetën më 10 shkurt duke u ngjitur në Kajmakçalan së bashku me një grup alpinistësh./Telegrafi/

Konfirmohet vdekja e alpinistëve të Maqedonisë në malin Kajmakçalan
Lexo po ashtu Konfirmohet vdekja e alpinistëve të Maqedonisë në malin Kajmakçalan

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori