LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora: Përgatituni sonte për një shfaqje fantastike në Brit Awards

Rita Ora: Përgatituni sonte për një shfaqje fantastike në Brit Awards

Sonte do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve kryesore të këngës në Mbretërinë e Bashkuara, Brit Awards.

Për herë të parë në historinë 40-vjeçare të kësaj ngjarje kulmore britanike, do të jenë prezente edhe dy këngëtare shqiptare.


Bëhet fjalë për këngëtaren Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat do t’i shohim brenda disa orëve në tapetin e kuq.

Rita Ora i është adresuar të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale duke premtuar se do të jenë një natë fantastike.

“BRITS provat. Shihemi me vone. Përgatituni për një shfaqje t mrekullueshme”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Rita.

Brit Awards 2018 - Dua Lipa kryeson me pesë nominime, lista e plotë
Lexo po ashtu Brit Awards 2018 - Dua Lipa kryeson me pesë nominime, lista e plotë

Kjo e fundit do të performojë disa këngë në këtë event, pas shfaqjes fantastike që dhuroi ditë më parë në Kosovë.

Ndryshe, Dua është nominuar në pesë kategori të ndryshme, e cila ka bërë të hyjë në histori të kësaj ngjarje si femra me më shumti nominime që nga vitit 1978. /Telegrafi/

BRITS Rehearsals. See you later. Tune in it’s gona be a great show.

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on Feb 21, 2018 at 6:27am PST