Avokati i Popullit, në cilësinë e Mikut të Gjykatës (Amicus Curiae), i ka përcjellë Gjykatës Themelore në Prishtinë, mendimin juridik lidhur me trajtimin e personave të sëmurë rëndë, që janë të privuar nga liria.
Avokati i Popullit e ka trajtuar specifikisht rastin e Driton Hajdarit, në emër të të cilit, gruaja e tij ka parashtruar ankesë në Institucionin e Avokatit të Popullit.
“Sipas dokumenteve të pranuara nga ankuesja, si dhe nga vizita që përfaqësuesit e Avokatit të Popullit i kanë bërë pacientit, ashtu siç edhe nga informacioni i pranuar nga Departamenti i Shëndetësisë në Burgje (DSHB) i Ministrisë së Shëndetësisë, i dënuari në fjalë vuan nga një sëmundje e rëndë progresive, për çka pacienti ka qenë i shtrirë disa herë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore”, thuhet në njoftimin e IAP, përcjell Telegrafi.
Bazuar në kushtet e Njësive Shëndetësore në Burgje, DSHB thekson se nuk kanë institucione për trajtim të personave me nevoja të veçanta; nuk kanë mundësi për trajtimin e personave me pamundësi kujdesi për vetveten dhe me përcjellës, por vetëm kujdes infermierie 24 orësh; nuk kanë neurolog për trajtim të vazhdueshëm sipas rekomandimeve të Klinikës së Neurologjisë dhe indikacioneve shëndetësore; nuk kanë në listën e tyre esenciale, barëra për trajtimin e një sëmundjeje të tillë të avancuar, e cila është specifike dhe e nivelit terciar, e për të cilën QKUK ka vështirësi për furnizim të tillë.
Në analizën ligjore që Avokati i Popullit bën në këtë Mendim Juridik trajton obligimet pozitive të shtetit që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e që i shërbejnë mbrojtjes së dinjitetit të njeriut, si të pacenueshëm dhe si bazë e të gjitha të drejtave, ashtu siç dhe funksionimit të shtetit ligjor.
Gjithashtu, Avokati i Popullit i referohet edhe Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe specifikon Nenin 3, në kuptimin e të cilit shteti duhet të sigurojë se personi i privuar nga liria mbahet në kushte të cilat janë në pajtueshmëri me respektin ndaj dinjitetit të tij njerëzor.
Kjo theksohet edhe në gjetjet e Komitetit Evropian për Parandalim të Torturës, gjë që është në pajtueshmëri edhe me Rregullin 43 të Rregullave Evropiane të Burgjeve. Në këtë frymë theksohen edhe Rregullat Minimale Standarde të OKB-së për Trajtim të Burgosurve (Rregullat e Mandelës).
Avokati i Popullit tërheq vëmendjen edhe në nenin 53 të Kushtetutës, i cili kërkon që të drejtat njeriut dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, të interpretohen në harmoni me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Po ashtu, Avokati i Popullit rikujton nenin 5 të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale ku përcaktohet shprehimisht se sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ.
Së këndejmi, Avokati i Popullit në Mendimin Juridik drejtuar Gjykatës Themelore në Prishtinë konkludon se vazhdimi i mbajtjes së të dënuarit në fjalë në kushtet e theksuara në raportin e DSHB, do të përbënte shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe akteve tjera ndërkombëtare të lartpërmendura.
Mendimi Juridik në cilësinë e Mikut të Gjykatës (Amicus Curiae) i është përcjellë autoritetit përgjegjës, bazuar në nenin 16, paragrafin 9, të Ligjit Nr. 05/L -019 për Avokatin e Popullit, sipas të cilit Avokati i Popullit mund të paraqitet në cilësinë e Mikut të Gjykatës (Amicus Curiae) në proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë