Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar kohët kur kishte nisur rezistenca e minatorëve të Trepçës ndaj regjimit aso kohe të Jugosllavisë.
Ai në një shkrim të tij për këtë çështje ka thënë se janë bërë 29 vite që kur minatorët e Trepçës filluan grevën e urisë, dhe se sipas tij, mbi 1 mijë 300 minatorë kishin hyrë në grevë urie për të mbrojtur autonominë e Kosovës: hap i guximshëm po fillonte zhbërjen e Jugosllavisë.
“Greva historike e minatorëve të Trepçës bëri bujë të madhe në vend, duke kaluar në rezistencë mbarëpopullore. Kështu filluan t’iu dridhen themelet Serbisë dhe regjimit të saj, e cila si qëllim kishte zhbërjen e popullit shqiptar në Kosovë. Poashtu, greva nuk kaloi pa bërë bujë në mediat dhe qarqet diplomatike ndërkombëtare, të cilat po përcilleshin me vëmendje fillimin e zhbërjes së një fuqie të madhe në atë kohë siç ishte Jugosllavia”, ka theksuar LLuka.
Sipas tij, ky ishte vetëm fillimi i ngjarjeve të njëpasnjëshme të cilat pëfshinë një periudhë dhjetëvjeçare, duke mbaruar me luftëra dhe shkëputje të shteteve të cilat nuk duronin politikat naciste serbe.
“Pas 29 viteve kujtojmë vendosmërinë e vëllezërve shqiptarë të cilët me çdo çmim nuk hoqën dorë nga lufta për liri dhe demokraci, sepse zëri i tyre u bë udhërrëfyes për një popull të vuajtur dhe të përndjekur çnjerëzisht për një shekull. Dihet që Trepça ishte një gjigant i metalurgjisë dhe shtyllë kyçe në zhvillimin ekonomik të Jugosllavisë”, ka shtuar Lluka.
Ai ka theksuar se veç tjerash Trepça ishte fryma e Kosovës dhe krenaria e saj.
“Dhe sot mbetet e tillë me gjithë pozitën e saj të vështirë në të cilën gjendet. Rinormalizimi i Trepçës dhe vënia e saj tërësisht në funksion do ta ringjallte ekonominë e brishtë të Kosovës, e cila po kalon në këtë faze të padëshirueshme tranzicioni”, ka theksuar Lluka.
Sipas tij, nxitja e investimeve nga vendet perëndimore në Trepçë do ishte e mirëseardhur, pasi deri më tani nga qeveritë tjera nuk ka pasur ndonjë program konkret që do ishte frytëdhënës.
“Sot më duhet t’i përgëzoj të gjithë ata minatorë të cilët me gjithë kushtet e vështira kanë motiv për punë dhe e mbajnë gjallë këtë gjiidant metalurgjik të rëndësishëm për Mitrovicën, por dhe për gjithë Kosovën. Për nder të qëndresës së pathyeshme të minatorëve të Trepçës propozoj që në Stantërg të ndërtohet një monument në shenjë falënderimi dhe përkujtimi për stoicizmin e tyre që tejkaloi kohët dhe u vulos me shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar Lluka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës