LAJMI I FUNDIT:

Sefaj kërkon që raportimi për IPK të bëhet pa media

Sefaj kërkon që raportimi për IPK të bëhet pa media

Me kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj raportimi i tij në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri të bëhet pa medie në pjesë ku konsiderohet si pjesë e hetimeve.

“Mirë do të ishte që krejt raporti bëhet i mbyllur”, tha Sefaj.

Kryetari i Komisionit, Haxhi Shala është pajtuar me kërkesën e ministrit, sipas të cilit është e drejtë.


Edhe Rexhep Selimi ka thënë se raportimi të bëhet në dy pjesë, një pjesë për medie dhe një pjesë e mbyllur.

”Çështja është mjaft delikate dhe mund të ketë interferime. Por për të pasur një raportim të mirëfilltë, do të ishte mirë të bëhet e mbyllur. Unë kam kërkuar me shkrim që të jetë e mbyllur. Ju mund të vendosni për këtë”, ka thënë ministri Sefaj.