LAJMI I FUNDIT:

“The Economist” tregon arsyet pse shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi është i rrezikshëm

“The Economist” tregon arsyet pse shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi është i rrezikshëm

Kosova festoi një dekadë e pavarur. Shqiptarët, që përbëjnë shumicën e popullsisë festuan, serbët që jetojnë në enklava, jo.

Me këto fjalë e nis “The Economist” artikullin, ku në vëmendje janë zërat e shtuar në Beograd për një ndarje të shtetit më të ri të Europës, apo shkëmbim territoresh me të.

Prestigjiozja britanike kujton deklaratat e muajve të fundit të bëra nga politikanë të zëshëm serbë, që kanë propozuar hedhjen në tryezën e diskutimit të idesë për shkëmbime territoresh me shqiptarët.


“Serbët kërkojnë të shkëmbejnë zonat e banuara me shqiptarë brenda Serbisë me pjesën veriore të Kosovës. Mbështetësit e kësaj teorie thonë se shtetet multietnike nuk funksionojnë në Ballkan”, vijon artikulli.

Por çfarë ndodh më tutje? “The Economist” thotë se kjo do të pasonte një efekt zinxhir në Bosnje, Maqedoni e Mal të Zi.

“Brenda vetë Serbisë nacionalistët boshnjakë në krahinën e Sanxhakut do të kërkonin bashkimin me Bosnjën, ndërsa shqiptarët në Perëndim të Maqedonisë dhe në Mal të Zi do të kërkonin bashkimin me Shqipërinë”, shtohet më tej.

Aq larg mund të shkojë kjo, shkruan “The Economist”, sa një konflikt i ngjashëm mund të përfshinte edhe dy vende anëtare të BE-së.

“Nacionalistët hungarezë nuk e kanë harruar ende humbjen e Transilvanisë në Rumani, ndërsa vetë nacionalistët rumunë do të kërkonin rivijëzim të kufijve për të përfshirë në Rumaninë e madhe edhe Moldavinë. Ky është Ballkani dhe “ballkanizimi! Në ditët e sotme, politika e duhur duhet të jetë zhdukja e kufijve, sesa rishikimi i tyre”, shkruan gazeta britanike.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori