LAJMI I FUNDIT:

Rusia mohon ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane

Rusia mohon ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane

Kremlini mohoi sot përfshirjen e qeverisë ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Zëdhënësi Dmitri Peskov, u tha gazetarëve se akuzat janë të pabaza.

Komentet vijnë disa ditë pasi Prokurori i Posaçëm amerikan, Robert Muller akuzoi 13 shtetas dhe tre organizata ruse se kanë kryer një ‘betejë të paligjshme informacioni’ me qëllim prishjen e procesit zgjedhor dhe për të ndihmuar Donald Trumpin të fitojë, shkruan VOA.


Në akt-akuzë pretendohet se këto përpjekje janë orkestruar prej 12 punonjësve të Agjencisë së Kërkimeve në Internet, me bazë në Shën Petersburg dhe e lidhur me Kremlinin dhe prej garantit të saj financiar.

Dokumenti prej 37 faqesh pohon se komplotistët rusë u përpoqën të bashkërendonin përpjekjet e tyre me zyrtarë të fushatës së zotit Trump, por ndaj këtyre të fundit nuk ngrihet asnjë akuzë për bashkëpunim të fshehtë me rusët.

Për një kohë të gjatë Trump ka këmbëngulur se njerëzit e fushatës së tij nuk kanë bashkëpunuar me Rusinë. Komuniteti amerikan i zbulimit dhe tashmë zoti Mueller kanë arritur në përfundimin se Rusia zhvilloi një fushatë të gjerë për të ndërhyrë në zgjedhje për të ndihmuar zotin Trump të fitojë.

Kjo është hera e parë që zyra e Mueller ngre akuza kundër shtetasve dhe organizatave ruse për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016.

Dje në një seri komentesh në Twitter, Presidenti Trump sulmoi hetimet e ndryshme që po kryhen nga Robert Mueller dhe komisionet e Kongresit amerikan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Zëdhënësja e Trumpit flet për ngrirjen e fondeve të USAID: Paguajmë për “punësimin e zgjuar” në Serbi dhe operat transgjinore

Evropa
Marina amerikane teston armën e saj të re laserike që kurrë s’i mbaron fuqia – publikohen imazhet mbresëlënëse

Marina amerikane teston armën e saj të re laserike që kurrë s’i mbaron fuqia – publikohen imazhet mbresëlënëse

Amerika
Trump kërkon minerale të rralla nga Ukraina në këmbim të ndihmës ushtarake

Trump kërkon minerale të rralla nga Ukraina në këmbim të ndihmës ushtarake

Evropa
Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Imazhe satelitore që thuhet se tregojnë Izraelin duke ndërtuar baza ushtarake në “zonën tampon” të Sirisë

Botë
Ish-kancelari gjerman Schröder në spital - zbulohet gjendja e tij

Ish-kancelari gjerman Schröder në spital - zbulohet gjendja e tij

Evropa
Ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, kthehet në qeverinë e Norvegjisë

Ish-shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, kthehet në qeverinë e Norvegjisë

Evropa
Kalo në kategori