LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit fajësojnë politikanët pas ngjarjes në Florida

Nxënësit fajësojnë politikanët pas ngjarjes në Florida

Shtëpia e Bardhë njofton se Presidenti Donald Trump, mbështet përpjekjet për përmirësimin e sistemit të kontrollit për ata që duan të blejnë armë zjarri. Me anë të një deklarate, zëdhënësja Sarah Sanders tha se Presidenti Trump kishte biseduar për këtë çështje me senatorin republikan John Cornyn i cili së bashku me senatorin demokrat Chris Murphy kanë paraqitur një projekt-ligj për të përmirësuar sistemin, shkruan VOA.

Njoftimi vjen ndërsa nxënësit e shkollës së mesme në Florida ku një person i armatosur vrau 17 veta ditën e Shën Valentinit premtojnë se nuk do të heshtin përballë rrezikut të vazhdueshëm nga armët e zjarrit. Një prej tyre, Emma Gonzalez, është bërë fytyra e revoltës së nxënësve kundër ligjeve tolerante për armëmbajtje, pasi dënoi politikanët, përfshirë Presidentin Donald Trump që kanë pranuar kontribute financiare për fushatat e tyre nga Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit. Të rinjtë amerikanë në gjithë vendin po diskutojnë për mënyrat se si t’i bëjnë ballë kulturës së armëve në iniciativa në media sociale si #MeNext dhe #NeverAgain.

Governatori i Floridës, Rick Scott mori pjesë në një shërbesë në kishë kushtuar viktimave të vrasjes masive të së mërkurës në Shkollën e Mesme ‘Marjory Stoneman Douglas’. Ndërsa mbaheshin funeralet e viktimave këtë fundjavë, në zonën e Majamit në Florida u hap një panair i madh armësh. Pesë mijë vetë pritej të merrnin pjesë në këtë ngjarje të përvitshme ku vizitorët mund të blejnë lloje të ndryshme armësh, përfshirë AR-15 që u përdor për të vrarë në Parkland. Shitësit në këto panaire nuk janë të detyruar që të kontrollojnë historinë private të blerësve të armëve.


Ndërkohë në Uashington, udhëheqësi i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, demokrat nga Nju Jorku tha se projekt-buxheti i Shtëpisë së Bardhë për vitin 2019, do ta bënte më të lehtë për të blerë një armë.

“Presidenti Trump, në buxhetin e tij e ka dobësuar në fakt sistemin e kontrollit si për kriminelët që nuk duhet të kenë armë, edhe për ata që kanë probleme mendore, që gjithashtu nuk duhet të kenë armë”, tha Schumer.

Trump ka fajësuar FBI-në se kishte dështuar në parandalimin e vrasjeve në shkollën e Floridës. Nënpresidenti, Mike Pence tha se administrata do ta bëjë përparësi sigurinë në shkolla.

Por të mbijetuarit e sulmit në Florida dhe nxënës të tjerë në gjithë vendin, janë të indinjuar nga mungesa e veprimit nga ana e udhëheqësve politikë. Emma Gonzalez, një nga nxënëset që ka ngritur më shumë zërin, përmendi ata që marrin kontribute financiare nga Shoqata Kombëtare e Armëve të Zjarrit (NRA).

“Çdo politikani që pranon para nga NRA, i them t’iu vijë turp”, tha Gonzalez.

Ajo tha se Presidenti Trump ka marrë 30 milionë dollarë nga lobi i fuqishëm i armëve dhe se e kishte shfuqizuar rregullin e paraardhësit të tij që do të kishte parandaluar ata me probleme me mendore të blinin armë zjarri.

“Të pjesëtuara me numrin e viktimave të armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara vetëm deri tani në 2018-në, kjo do të thotë 5 mijë e 800 për person. Kjo është vlera e këtyre njerëzve për ju, Trump?”, tha ajo.

Lëvizje si #MeNext dhe #NeverAgain po krijohen në gjithë vendin me synimin për t’i rezistuar asaj që po konsiderohet gjithnjë e më shumë si ‘normalja e re’ për brezin e sotëm: rreziku për t’u vrarë në shkollë. Aktivistët po përpiqen të krijojnë një normale tjetër, ku të jetë e turpshme të pranosh para nga lobistët e armëve. Në muajt në vazhdim po planifikohen protesta dhe ka edhe një diskutim se sa efektive mund të jetë bojkotimi i shkollës deri kur të plotësohen kërkesat e nxënësve për ligje të arsyeshme për armët e zjarrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori