Cila është dieta e Kate Middleton? Zbulohen ushqimet e preferuara të Dukeshës
Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit, gjithmonë ka qenë me forma të mira trupore. Nëna e dy fëmijëve, tani shtatzëne e cila pret fëmijën e tretë, është adhuruese e hokejit dhe tenisit. Por, cila është dieta e saj?
Shumica e njerëzve kanë dashur t’i dinë sekretet e ushqimit të Dukeshës, ndërsa në përgjithësi ajo ka qëndruar e heshtur sa i përket shprehive të ngrënies, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, disa informacione kanë zbuluar se çfarë ka konsumuar ajo përgjatë viteve.
Kate besohet se e ka ndjekur dietën ‘Dukan’ para se të martohej me princin William në vitin 2011.
Dukesha e Kembrixhit besohej se kishte qenë e ‘fiksuar’ me atë dietë para martesës së saj, ndonëse Kate asnjëherë nuk kishte folur për planin e saj dietik.
Ajo e ka pranuar se gatimi nuk është arma e fortë e saj, por njëkohësisht ka treguar se i pëlqen ushqimet e djegësta – për të cilat thuhet se e ndihmojnë atë t’i mirëmbajë linjat e trupit.
Persona të ndryshëm kanë treguar se asaj i pëlqen edhe ushqimi indian.
Gjatë një vizite të saj në Taj Mahal, Indi, ajo kishte porositur vetëm ushqim vegjetarian.
Sa i përket shujtës së mëngjesit, Middleton besohet se përfshin smoothie me një super-ushqim të veçantë.
“Ajo pinë smoothie në mëngjes dhe në pasdite, ndërsa lëngu përfshin spinaq, boronica, lakër, spirulinë, pluhur ‘matcha’, cilantro dhe marule romaine” kishte shkruar një raport i Daily Mail. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Urinimi në shtrat
Si të rrisni gjoksin me këto tri metoda natyrale
Vjellja te foshnjat si dhe fëmijët deri në moshën tre vjeçare
Çka ndodh kur narcisët bëhen prindër
Si të pastroni siç duhet qerpikët artificialë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit