LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në takimin me Shahriar Alam: Njohja nga Bangladeshi ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën

Thaçi në takimin me Shahriar Alam: Njohja nga Bangladeshi ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shahriar Alam.

Kreu i shtetit i shprehu falënderimin ministrit Alam për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë.

“U jemi falënderues për njohjen e shtetit të Kosovës. Njohja e juaj ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën. Do të jemi gjithmonë mirënjohës”, theksoi i pari i vendit, derisa kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet të të dyja vendeve të thellohet edhe më shumë.


Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shahriar Alam ka siguruar presidentin Thaçi se bashkëpunimi ndërmjet Bangladeshit dhe Kosovës do të vazhdojë.

Në fund, presidenti Thaçi kërkoi nga ministri Alam mbështetjen e Bangladeshit në procesin e  anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Lajme
Kalo në kategori