LAJMI I FUNDIT:

Në Serbi kërkojnë që Edi Rama të shpallet “persona non grata”

Në Serbi kërkojnë që Edi Rama të shpallet “persona non grata”

Kryetari i Partisë Kombëtare të Serbisë, Nenad Popoviq, i ka bërë thirrje qeverisë serbe që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të shpallet “persona non-grata” në Serbi për shkak të deklaratave të tij në Prishtinë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë.

Në një njoftim me shkrim për mediat, Popoviq thotë se deklarata e Ramës është një kërcënim serioz nga Shqipëria që në të ardhmen planifikon aneksimin e Kosovës.

Edi Rama: E pamundura u bë e mundur fal heronjve të Kosovës
Lexo po ashtu Edi Rama: E pamundura u bë e mundur fal heronjve të Kosovës

“Pyesni veten se si Donald Trump do të reagojë ndaj Presidentit meksikan duke kërcënuar Amerikën me aneksimin e Teksasit apo Presidentin rus, Putin për duke kërcënuar për Ukrainën për aneksimin e Krimesë”, ka thënë Popoviq, raportojnë mediat serbe.


Ai beson se Serbia duhet menjëherë t’i përgjigjet këtij kërcënimi, ashtu siç bënë çdo shtet sovran.

Sipas Popoviqit, ky do të ishte një mesazh i qartë për komunitetin ndërkombëtar se Serbia dhe aleatët e saj nuk do të lejojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe, e cila sipas tij, është kërcënim i madh për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori