LAJMI I FUNDIT:

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Pacolli lobon për njohje të reja (Video)

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Pacolli lobon për njohje të reja (Video)

Në ditën e dytë të qëndrimit dhe pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar takime të shumta me homologë të tij, me presidentë shtetesh dhe zyrtarë tjerë të nivelit të lartë nga shtete të ndryshme të botës.

Në një njoftim për media nga MPJ, thuhet se Pacolli ka lobuar intensivisht për shtimin e njohjeve të reja dhe sigurimin e mbështetjes për integrimin e mëtejmë të vendit në Organizatat Ndërkombëtare, në veçanti në INTERPOL.

Nga takimet e shumta, shefi i diplomacisë kosovare, ndër të tjera ka takuar Presidentin e Ruandës, Paul Kagame, Ministren e Jashtme të këtij shteti, Louise Mushikiwabo, Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ahmed Abdelaziz Ghandour, Komisionerin e BE-së, Johannes Frederik Hahn, ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry dhe ish-Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Baroneshën, Catherine Ashton. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori