LAJMI I FUNDIT:

Seanca e nesërme për demarkacionin shtyhet për një ditë tjetër

Seanca e nesërme për demarkacionin shtyhet për një ditë tjetër

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se të dielën me 18 shkurt, nuk do të ketë seancë për demarkacion.

“Mund të ndodhë që seanca të mos mbahet nesër. Gjatë javës do të kemi numrat. Besoj se i kemi nurmat për shkak se e drejta e Kosovës në territor është respektu”, ka thënë Kryeministri Haradinaj,

Ndërkohë, në mbledhjen e Qeverisë është votuar marrëveshja e Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi që obligon dy palët në rishkim të marrëveshjes pasi e njëjta të ratifikohet.


Më herët ishte caktuar seanca e demarkacionit për të dielën, në orën 18, por nuk dihet saktë se pse ka ndodhur kjo shtyrje. /Telegrafi/