LAJMI I FUNDIT:

UNICEF: Shqetësimi i institucioneve nuk i mbron fëmijët nga maltretimi

UNICEF: Shqetësimi i institucioneve nuk i mbron fëmijët nga maltretimi

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve UNICEF, ka reaguar ndaj maltretimit fizik dhe psikik të një vajze adoleshente në institucionet publike në Maqedoni. Ata thonë se rasti i përdhunimit të 13-vjeçares në shtëpinë e përkujdesit “25 Maji” është tregues i faktit se vetëm me mërzi institucionale nuk mbrohen fëmijët.

“Zgjidhja duhet të kërkohet në transformimin e këtyre institucioneve dhe kujdesin e fëmijëve në mjedisin familjar, por edhe në forcimin e shërbimeve sociale, policisë dhe të punësuarve në arsim dhe shëndetësi”, thonë nga UNICEF, njofton Telegrafi Maqedoni.


Benjamin Perks nga UNICEF Maqedoni, thekson se fajtorët e vërtetë duhet të dalin para drejtësisë. Sipas tij, edhe pse rasti ka ndodhur jashtë institucionit shtetëror, çështje serioze paraqet se si shoqëria mbron fëmijët e kategorive më të varfëra.

“Duhet ta pranojmë se brengosja institucionale nuk mund të sigurjë mbrojtje adekuate të fëmijëve. As nuk mund të sigurojë zhvillim të shëndoshë të fëmijëve dhe shërimin e tyre nga trauma. Pikërisht për këtë Qeveria, BE dhe UNICEF dhe partnerë tjerë, punojnë në transformimin e këtyre institucioneve dhe pëkujdesjen e fëmijëve”, thotë Perks.

Përndryshe, për rastin e përdhunimit të 13-vjeçares kanë reaguar edhe institucionet tjera shtetërore, ndërsa nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë thënë se fajtorët e vërtetë të rastit do të dihen të hënën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori