LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Demarkacioni do të ratifikohet, liberalizimi i vizave do të ndodhë

Veseli: Demarkacioni do të ratifikohet, liberalizimi i vizave do të ndodhë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë ka bërë të ditur se seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet të dielën më 18 shkurt, në ora 18:00.

“Roli im është institucional dhe kushtetues, do ta barti deri në fund këtë autoritet në interes të atdheut tim dhe qytetarëve”, tha Veseli.

Veseli ka thënë se Kuvendi nuk është lodër e kukullave por institucion i shtetit.


Por se a do ta ketë përkrahjen e Listës Serbe, e cila sot nuk qe e pranishme në mbledhjen e Kryesisë, Veseli tha se “Kosova është shtet sovran, nuk do ta lejojmë askënd të na nëpërkëmbë. Qytetarët e Kosovës duhet të jenë më të vetëdijshëm, mos të futen në kthetra të manipuluesve. Nuk do t’i nënshtrohem presionit të askujt”, tha ai.

Gjithashtu Veseli shprehet i bindur se do të liberalizohen vizat derisa thekson se me këtë i hapet rrugë perspektives europiane.

“Ka një konsensus të gjerë që shënimi i kufirit me Malin e Zi dhe kjo çështje do të përfundoj pavarësisht interesave dhe kalkulimeve të cilat janë jashtë interesit të qytetarëve, jashtë fuqizimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Do të përfundojmë lojërat politike dhe lojërat me emocione ndaj qytetarëve tanë do të hapim perspektivë në Bashkimin Europian dhe liberalizimi i vizave do të ndodh”, tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori