LAJMI I FUNDIT:

Godet me veturë të riun dhe e hedh disa metra në ajër, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë (Video, +18)

Godet me veturë të riun dhe e hedh disa metra në ajër, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë (Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shoferi  i një veture që lëvizte me shpejtësi të madhe pranë një klubi të natës, godet një të ri dhe e hedh disa metra në ajër, e më pas largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Videoja është publikuar disa ditë pas thashethemeve se Luke Mason, 18-vjeç, nuk u pajtua me sistemin e drejtësisë që kishin paralajmëruar se shoferi i veturës Hadi Hamid që e kishte shtypur me veturë të riun, do të dënohet me vetëm 16 muaj e jo me katër vite siç ishte paraparë më herët, transmeton Telegrafi.


Mason kishte pësuar lëndime të rënda trupore në veçanti në kokë, shpinë, qafë dhe barkë si dhe i janë thyer disa kocka.

Prapa timonit të veturës Dodge Avenger, shihet 40-vjeçari Hamid duke lëvizur me shpejtësi të madhe edhe pse para tij ishte Mason i cili hidhet në ajër nga goditja e fortë.

Hamid që është qytetar i Kuvajtit, edhe më parë ka pasur problem me ligjin, dhe në disa raste është kapur duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Ai ishte planifikuar të dënohet me 4 vite burgim, por tani ekziston mundësia që të dënohet me vetëm 16 muaj. /Telegrafi/