LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Abdylaqim Ademi, varrimi bëhet sot

Ndërron jetë Abdylaqim Ademi, varrimi bëhet sot

Ish-zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Abdylaqim Ademi ka ndërruar jetë mbrëmë vonë, pas një sëmundjeje të rëndë që e detyroi atë që të tërhiqet nga aktiviteti politik vitin e kaluar.

Ademi ka lindur në vitin 1969. Në karrierën e tij politike ai ka vepruar si ministër i Ekologjisë, Arsimit dhe Zv.Kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ai do të varroset sot në fshatin e lindjes, Shëmshov, pas namazit të xhumasë. /Telegrafi/