Carl Bildt, ish-ministër i Jashtëm i Suedisë dhe njohës i politikës edhe për Ballkanin ka thënë se dialogu i BE-së midis Beogradit dhe Prishtinës duket se ka qenë në një nivel jo të kënaqshëm gjatë viteve të fundit.
Në këtë drejtim, siç ka shkruar Bild në një shkrim autorial, përcjell Telegrafi, zhvendosja drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ka të ngjarë të kërkojë një nivel shumë më të lartë angazhimi nga BE-ja, sesa që kemi parë kohët e fundit.
Siç ka vlerësuar ai, ndër të gjitha çështjet në tryezë, kjo ka të ngjarë të jetë më e vështira.
“Duhet të shtohet se Rusia nuk ka gjasa të përmbahet nga shprehja e mbështetjes së saj për qëndrimin e serbëve në këtë çështje, duke e bërë kështu betejën për opinionin publik në vend edhe më të vështirë”.
Dhe nga dy shtetet e “përparuara”, Bild thekson se Serbia është qartazi më e avancuar.
“Duke hapur 12 nga 35 kapitujt në procesin e pranimit dhe të mbyllur vetëm dy prej tyre, ajo ka ende rrugë për të bërë. Por edhe më kërkues se ky proces është fakti se tani është vendosur një e drejtë e vetos nga Kroacia dhe Kosova për pranimin në BE të Serbisë. Duke zvarritur çdo proces në kufirin e Danubit, Kroacia mund të ngadalësojë procesin dhe duke zvarritur bisedimet për një marrëveshje normalizimi, Kosova mund të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar Bild, në një shkrim të tij autorial rreth strategjisë së BE-së për Zgjerim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë