Shqipëria do të mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës në çdo hap, si në transformimin e FSK-së në ushtri ashtu edhe në rrugën drejt integrimit euroatlantik të Kosovës.
Kështu ka deklaruar Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, me rastin e përurimit të urës së Zemblakut, urë e cila mbi lumin Devoll u ndërtua nga Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pasi që pas vërshimeve të dhjetorit ura ekzistuese ishte dëmtuar.
Xhaçka tha se FSK me ndërtimin e urës 54 metra të gjatë ka bërë lehtësimin e komunikimit të 32 mijë banorëve të kësaj zone me qendrat shëndetësore, me shkollat dhe me akset kryesore rrugore.
“Përmes ndërtimit të kësaj ure keni lehtësuar komunikimin e 32 mijë banorëve me qendrat shëndetësore, me shkollat, me lëvizjen e lirë dhe komunikimin me akset kryesore rrugore që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për jetën dhe për përditshmërinë e kujtdo. 32 mijë banorë të cilëve ju keni ardhur në ndihmë nuk janë pak ndaj unë kam një falënderim nga zemra për ju dhe jo thjeshtë vetëm për faktin që jeni vëllai i mirë që na gjendeni në ditë të mira dhe të vështira, kjo është reciproke. Por, edhe për faktin që jeni tani më dhe ky është një tregues i faktit që jeni një partner i besueshëm dhe jo vetëm për ne por për të gjithë rajonin dhe ne jemi krah jush dhe do të ju mbështesim hap mbas hapi. Së pari, në transformimin e FSK-së në një Forcë të Armatosur dhe pastaj në rrugën e natyrshme drejt integrimit euroatlantik të Kosovës”, tha ministrja.
Ministrja Xhaçka shprehu falënderimin e saj për FSK-në dhe Qeverinë e Kosovës për ndërtimin e kësaj ure duke thënë se kjo urë tash e tutje do të njihet si ura e Kosovës.
“Jam shumë e lumtur që ky 10 vjetor i pavarësisë së Kosovës na gjen bashkë duke ndërtuar ura në frymën më të mirë të bashkëpunimit dhe duke ju ardhur në ndihmë qytetarëve tanë. Qytetarët jo vetëm të Zemblakut por të gjithë zonës këtu dhe të bashkisë, si dhe të fshatrave rrotull ta gëzojnë këtë urë. Dua t’iu them iu lumshin duart të gjithë efektivëve ushtarak të FSK-së që morën pjesë në ndërtimin e urës dhe shpresojë shumë që nga ky moment kjo të mos njihet më si ura e Zemblakut, por si ura e Kosovës, me kontributin e ushtarakëve të FSK-së”, u shpreh ajo.
Për të përuruar këtë urë të ndërtuar nga FSK në Zemblak ishte edhe zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, i cili tha se është nder dhe krenari që të ndihmojnë Shqipërinë, raporton kp, përcjell Telegrafi.
“Ne nga Kosova e kemi për nder dhe krenari me marrë ndihmën e Shqipërisë, por po ashtu edhe me ofru ndihmë për Shqipërinë në këtë përvjetor të 10 të pavarësisë së Kosovës. Bashkëpunimi që është shembull jo vetëm në këtë fushë, por në të gjitha fushat me Shqipërinë. Sigurisht shpresojmë që gjendje emergjente të ketë sa më rrallë dhe sa më pak”, tha Ramadani.
Ai u shpreh i bindur se bashkëpunimi në mes dy shteteve do të jetë i vazhdueshëm.
Nder dhe kënaqësi që FSK ka ndihmuar banorët e Zemblakut tha të jetë edhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama.
“Është nder dhe kënaqësi për neve që kemi mundësi që me këto kapacitete që i kemi që të ju dalim në ndihmë këtyre qytetarëve dhe këtij komuniteti që ta kenë një lëvizje të lirë. Ne me këto mundësi të vogla që i kemi pasur nuk krahasohet përkrahja që e kemi pas nga shteti shqiptar, nga autoritetet shqiptare edhe në kohërat më të vështira. Shpresojmë që mos të kemi nevojë më për kësi gjëra, por pavarësisht ne si Forcë jemi shumë profesional dhe keni parë është dëshmia më e mirë që është ndërtuar kjo urë. Ne sadopak atë ndihmën që e kemi pasur në kohërat më të vështira që e kemi pasur nga ana e shtetit shqiptar, nga Forcat e Armatosura po mundohemi që ta kthejmë”, tha Rama.
Ndërtimi i urës së Zemblakut është realizuar nga data 3 deri me 10 shkurt.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!