LAJMI I FUNDIT:

Hoxha në takimin me Danielssonin: Procesi integrues është prioritet i vendit

Hoxha në takimin me Danielssonin: Procesi integrues është prioritet i vendit

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson, dhe drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Thomas Mayr Harting, me të cilët ka diskutuar rreth të arriturave dhe sfidave të procesit integrues.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se në Strategjinë për zgjerim është definuar perspektiva evropiane e Kosovës, dhe sigurisht se edhe nga ana jonë e kemi konfirmuar se procesi integrues është prioritet madhor i të gjitha institucioneve të vendit, zbatimi i MSA-së dhe Agjenda e Reforma Evropiane.


“Në këto procese, ne si shtet, kemi marrë detyra të cilat janë bërë punë ditore e institucioneve tona. Sundimi i ligjit, mirëqenia e qytetarëve tanë, fqinjësia e mirë, ngritja e konkurrueshmërisë së kompanive vendore por edhe kapituj të tjerë të MSA-së, janë detyra të institucioneve tona të cilat duhet përmbushur sa më parë. Presim që puna jonë të vlerësohet, ne nuk kemi alternativë tjetër përpos perspektivës evropiane andaj do të intensifikojmë punën tonë në drejtim të përmbushjes së detyrave tona dhe implementimit të MSA-së”, theksoi Hoxha.

Ndërkaq, Danielsson, drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, ka theksuar se vlerëson punën e bërë në Kosovë, por duhet shtuar edhe më tej punën e institucioneve në përmbushjen e MSA-së dhe Agjendën e Reformave Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori