Para disa javësh Prishtinën e kishte mbuluar tymi dhe pluhuri, dhe kryeqyteti ynë shënoi rekord botëror në ndotjen e ambientit. U shënua si qyteti më i ndotur i planetit. Pas Majlindës kjo është medalja e dytë e artë, në përmasa botërore.
Para një jave, Prishtinën, më saktë Aeroportin e vetëm (ndër)kombëtar, e kishte mbuluar mjegulla – një mjegull ndoshta po aq e dendur sa edhe ajo politike.
Mund edhe të mos ketë qenë (vetëm) mjegulla, sidoqoftë nuk u mor vesh se si ishte puna me vizitën e anuluar të kryeministrit malazez, në Prishtinë. Mund të ketë qenë mjegulla, e mund të ketë qenë edhe nga hutimi i përgjithshëm, në institucionet e tona, nga gëzimi i madh i papërshkrueshëm që derdhej edhe në rrjetet sociale, për ngjarjen e madhe kur, më në fund, zyrtarët institucionalë, morën vizat për të shkuar në SHBA. Pastaj u bë krejt mjegull, për të gjithë agjendat e tjera.
Në fakt, mjegulla politike në Kosovë është po aq e dendur, edhe e shpeshtë, sa edhe ajo e zakonshmja, në Aeroportin turk të Prishtinës, i cili njihet për ditët e shumta me mjegull. E si mos të jetë kur njëra kokë institucionale thotë kështu, tjetra ashtu, pastaj si me rrotacion, kur pozita ndërron qëndrim, opozita po ashtu, thuajse qëndrimet e tyre nuk janë të mbështetura në parime apo interesa, por veç në atë se çfarë qëndrimesh ka kundërshtari.
Gjithë kjo mjegull, e cila po zgjatë pafundësisht, padyshim se do të ketë edhe një ujk, madje shumë ujq që ulërijnë nëpër mjegull, sepse populli ynë i lashtë dhe i izoluar nuk gabon, sidomos kur thotë se ujqit duan mjegull. E ka nga përvoja historike.
Kështu, në pamundësi me pa çka po ndodhë nëpër mjegull, e cila nuk u ngrit kurrë nga skena jonë (para)politike, patjetër se do të rrëshqasim në teori konspiracioni, sidomos pasi puna e të gjitha institucioneve ende është e dyshuar për jo profesionalizëm, korrupsion, qëllime të këqija, sa kohëve të fundit edhe kontrolli i fluturimeve në aeroportin e Prishtinës, u rimor nga KFOR-i.
Kryesorja, kryeministri malazez, me sebep mjegullën, anuloi ardhjen e tij. Po sot, çfarë do sjell kur të vij? Me shumë gjasë, vendi fqinj nuk e ka të qartë se çfarë do Kosova! Nga krerët institucionalë, dëgjojnë deklarata të kundërta dhe është e tepërt të pritet që ata të jenë më dashamirës ndaj nevojave të qytetarëve të Kosovës sesa Presidenti, Qeveria, Parlamenti…!
Për ta bërë edhe më mjegull, javën e kaluar, nga zyra e presidentit dikush do të lëshonte deklaratë (e cila pastaj u zhduk) se presidenti nuk e ka agjendën e lirë, për takim me kryeministrin malazez, ndërkohë që një medium tjetër raporton se as kryeministri malazez nuk e kishte në agjendë takimin me presidentin e Kosovës. Hajt e merre vesh, çka po ndodhë!
Mjegulla politike dhe institucionale është edhe më e dendur, dhe ujqit përreth ulërijnë thekshëm, sa do të jetë vështirë të shpërndahet as pas kësaj vizite, gjithsesi qëllimmirë.
Çka po ndodhë me demarkacionin dhe sa mund të ndihmojë miku ynë, kryeministri i Malit të Zi, vështirë se e ka të qartë edhe vet ai. Jo vetëm mendimi i opozitës, por edhe i krerëve institucionalë është i ndarë. Presidenti insiston se marrëveshja s’ka të sharë, dhe se duhet të votohet e tillë si ishte nënshkruar nga ai, në vitin 2015, kështu që nisur nga kjo mund të kuptohet përse nuk kishte një takim, apo se si do të rridhte takimi në mes të tij dhe kryeministrit malazez. Presidenti ka problem me kryeministrin vendor, sepse kryeministri, thotë se Kosova ka humbur territor dhe se marrëveshja e vitit 2015 ishte me defekt. Kështu, në një takim eventual, presidenti do të kërkonte nga mysafiri, të mos bëjë asnjë lëshim për kryeministrin dhe një pjesë të opozitës.
Kryeministri kosovar dhe zëvendësi i tij, do të i kërkojnë mysafirit, madje thonë se ja kanë kërkuar ditëve dhe javëve, e mbase edhe muajve të fundit që të ndihmojnë, duke lënë një mundësi rishqyrtimi, të kësaj marrëveshjeje, edhe pasi e njëjta të jetë aprovuar në parlamentin e Kosovës, natyrisht, nëse konstatohen dhe dëshmohen gabime eventuale me hartat, apo numrat. Përndryshe partia e kryeministrit, dhe ajo e zëvendësit të tij, nuk do të mund të e votojnë marrëveshjen në Parlament edhe pse janë në pushtet.
Edhe në opozitë, njëjtë.
Pra, mysafiri nuk e di çfarë do Kosova institucionale, dhe nuk e di si të ndihmojë, edhe po të dojë aq më tepër kur krerët e vendit, krejtësisht papërgjegjshëm, nuk kanë arritur të gjejnë një formulë unifikuese qysh herët, para nënshkrimit të saj. Krejt kjo nga kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje, konsiderohet, kryesisht si një nga lojërat e presidentit, i cili do mjegull, krizë dhe rigjenerohet vetëm nëpër kriza. Në anën tjetër presidenti, shanë jo vetëm opozitën por edhe të tjerët që nuk pajtohen me të, dhe në asnjë rast, që nga “hipja në fron” nuk arriti të ketë rol unifikues, ashtu si e obligon kushtetuta.
Pakkush mund të thotë, është ironi, sarkazëm apo kush e diçka tjetër, deklarata e presidentit se integriteti territorial “është tejet i rëndësishëm”.
Po del se ai vërtetë nuk e ka lexuar Kushtetutën. Është obligim kushtetues, z. president. Me “gjëra” tejet të rëndësishme edhe mund të bëhet pazar. Kushtetuta nuk e njeh këtë cilësim. “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet…”!
Nejse, kush e lexon Kushtetutën, sot?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Inspektorati i trashëgimisë kulturore ndalon punimet në sheshin "Xhorxh Bush" në Prishtinë

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët