Bashkëpunimi ekonomik dhe forcimi i partneritetit drejt ndërkombëtarizimit të ndërmarrësisë dhe promovimit të vlerave ekonomike të Kosovës për Odën Ekonomike të Kosovës është ndër prioritetet kryesore në të ardhmen.
Në këtë drejtim Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu i shoqëruar nga konsulli i nderit në Finlandë Jouni Lehtimaki, kryetari i rrjetit të bizneseve në Finlandë, Nexhat Dumani si dhe nga nënkryetari Omer Nura u pritën në Odën Ekonomike të Finlandës ku për herë të parë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të dyja palëve.
Kryetari Safet Gërxhaliu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe avancimit të partneritetit me Finlandën duke pasur parasysh faktin që ky shtet ka një rritje ekonomike substanciale, diaspora kosovare është mjaft aktive dhe mirë e integruar ne vend, edukimi, shëndetësia, ndërmarrjet e vogla dhe te mesme, IT dhe Teknologji Informative e në veçanti orientimi i Finlandës drejt rritjes së eksporteve mund të jenë fusha ku duhet të jemi të interesuar për forcim të bashkëpunimit.
Udhëheqësit e Odës Ekonomike të Finlandës shprehën gatishmëri për të avancuar dhe dinamizuar bashkëpunimin ekonomik me Kosovën dhe atë në fusha të shumta por në mënyrë të detajuar në ngritjen e standardeve të prodhimeve dhe shërbimeve MADE IN KOSOVA.
Dy sfera shumë të rëndësishme për bashkëpunim reciprok janë ndërkombëtarizimi i shërbimeve të transportit në veçanti sa i përket TIR dhe ATA Carnet ku Oda
Ekonomike e Finlandës është mjaft e avancuar si dhe nënshkrimi i marrëveshjes për zgjedhje alternative të problemeve ekonomike përmes Arbitrazheve që janë aktive në të dyja Odat. Nuk duhet anashkaluar edhe aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me promovimin e mundësive për investime, misione tregtare të përbashkëta në të dyja vendet dhe më gjerë dhe aktivitete në përmirësimin e imazhit të Kosovës.
Po ashtu, delegacioni i OEK-ut u prit edhe në Konfederatën Finlandeze të bizneseve ku u diskutua për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të dyja vendeve por edhe më gjerë.
Të gjitha palët u pajtuan që ky Memorandum të jetë vërtetë në funksion të zhvillimit ekonomik bazuar në faktin se ekzistojnë raporte shumë të mira ne mes të dy shteteve mike edhe në nivelin politik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?