LAJMI I FUNDIT:

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Panamasë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re jorezidente e Panamasë për Republikën e Kosovës, Paulina Franceschi Navarro.

Presidenti Thaçi ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar përkrahje të plotë në ushtrimin e postit të saj.

“U jemi mirënjohës dhe falënderues për njohjen që Panamaja i ka bërë Kosovës, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që keni dhënë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë”, ka thënë presidenti.


Nga ana tjetër, ambasadorja jo rezidente e Panamasë për Kosovën, Paulina Franceschi Navarro, duke e falënderuar presidentin Thaçi, i shprehu urimet më të mira për 10 vjetorin e pavarësisë.

Kreu i shtetit në fund ka thënë se Panamaja është partner strategjik në Amerikën Latine, duke theksuar nevojën për rritjen e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori