LAJMI I FUNDIT:

Ethan Hawke në rolin e Nikola Teslas në filmin biografik për shkencëtarin

Ethan Hawke në rolin e Nikola Teslas në filmin biografik për shkencëtarin
(Foto: Getty Images)

Aktori hollivudian, Ethan Hawke, do ta portretizojë rolin e shkencëtarit të famshëm, Nikola Tesla, në filmin e ri të titulluar “Tesla”.

Michael Almereyda do ta bëjë regjinë e filmit, ndërsa me protagonistin kryesor ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën në filmat, si “Hamlet” , “Cymbeline” e “Marjorie Prime”.


(Foto: Getty Images)

“Tesla” është një film biografik, i cili do të paraqesë kronologjikisht jetën e shpikësit të rrymës dhe zbulimeve të tjera të tij.

Ngjarja filmike do të paraqesë edhe rivalitetin e tij me Thomas Edison, me të cilin kishte bashkëpunuar një kohë, por më pas e kishin ndërprerë partneritetin shkencor dhe profesional.

Realizimi i filmit do të fillojë gjatë pranverës në New York, ndërsa akoma nuk është caktuar data e premierës së tij.

(Foto: Getty Images)

Ethan Hawke është një aktor amerikan, shkrimtar dhe regjisor, i cili ka qenë katër herë i nominuar për çmimin Oscar dhe një herë për çmimin Tony.

Pos të qenit aktor i suksesshëm, ai ka bërë regjinë e tre filmave, tre shfaqjeve teatrale dhe një dokumentari, ndërsa i ka shkruar edhe tre romane. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori