Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën më të madhe dhe më të vjetër në Kore të Jugut ‘The Korea Times’, duke folur për marrëdhëniet ndërshtetërore, ka thënë se ngjashmërinë në historitë e Koresë dhe Kosovës janë bazë e mirë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
“Lufta për çlirimin e të dy vendeve është mjaft e ngjashme dhe ne gjithashtu kemi miq dhe aleatë të ngjashëm në të gjithë botën”, tha ai.
Thaçi është shprehur shumë mirënjohës për njohjen e Kosovës nga Korea e Jugut.
“Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për këtë. Kosova është një mik i fortë i Koresë së Jugut dhe ndihem shumë pozitiv kur shoh ose dëgjoj se ka një numër në rritje të koreanëve që vizitojnë Kosovën. Unë shpresoj se do të marrim edhe më shumë investime nga Koreja”, shtoi ai për ‘Korea Times’.
Gazeta shkruan se si shtet i ri, prodhimi i brendshëm bruto i Kosovës ishte 6.65 miliardë dollarë, që është 0.47 për qind e asaj të Koresë me 1.41 trilionë dollarë që nga viti 2016. Megjithatë, Thaçi tha se Kosova “ka potencial shumë të madh”, e cila forcën e saj industriale e ka në energji.
“Është një treg tërheqës dhe i sigurt. Ka siguri për investime dhe një kompani amerikane ka bërë investim prej 1.3 miliardë dollarësh në sektorin energjetik të Kosovës kohët e fundit. Unë ftoj koreanët që të ndjekin shembullin”, tha ai, duke shtuar se qeveria po kërkon sektorë të tjerë industrialë për privatizim.
Ai ka folur edhe për përfaqësimin e Kosovës në Olimpiadën Dimërore në PyeongChang, duke thënë se ishte një ceremoni e mrekullueshme dhe këto Lojëra janë gjithashtu një pjesë e historisë për vendin tim, sepse Kosova po merr pjesë në Olimpiadën Dimërore për herë të parë.
“Kosova është një shtet i ri, por ka talente, veçanërisht në sportet individuale. Ne gjithashtu shpresojmë për një medalje edhe këtu”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'