LAJMI I FUNDIT:

Aventura e një kampioni të çiklizmit, që shpëtoi 800 hebrenj

Aventura e një kampioni të çiklizmit, që shpëtoi 800 hebrenj

Është e zakonshme rradha e turistëve në Firence, qendrën e rilindjes, por para dedikimit të Gino Bartali-it (1914-2000) radha është modeste.

Gino ishte një çiklist i njohur me nofkën “Ginettaccio” (fanella elegante) edhe pse jo më i madh se bashkëpatrioti i tij mitik, Fausto Coppi apo rivali i tij francez, Jacques Anquetil dhe përtej 91 fitoreve të tij në gara standarde, tre xhirove në Turin e Italisë, 1936, 37 dhe 47 dhe 2 tureve të tij në “Tours de France”, 1938 dhe 1948.

Për më të interesuarit muzeu nuk ka ekspozuar foto shumë emocionuese: foto familjare, të kurorëzimit, në një qoshe, me biçikletat që ka ngarë, me disa modifikime teknologjike të kohës për dekadat 1935-1954. Tërheqin vëmendjen dy nga nderimet që i janë bërë: tri medalje ari italiane për Meritë Civile dhe diploma “I drejtë mes Kombeve” dhënë nga Izraeli.


Një enigmë… Apriori, asgjë të jashtëzakonshme.

Lindi në vitin 18 korrik të 1914 në Ponte a Ema, ku dhe do të kalonte gjithë jetën e tij. I biri i disa fermerëve të varfër, por jo të vobektë, në moshën 13 vjeçare i ati i gjen një punë në një ofiçinë biçikletash. Pronari, për merita në punën e çirakut, i dhuron një të tillë dhe e inkurajon të stërvitet. Qysh prej asaj kohe bota do të ishte për Gino-n rrugë dhe muret e ofiçinës.

Dhe ja tek e gjen veten çiklist dhe do të jetë akoma më shumë…

Në vitin 1936 ndodh një fatkeqësi: i vëllai Giulio edhe ai i apasionuar pas dyrrotakut vdes i shtypur nga një makinë. Gino fillon të fitojë garat lokale dhe martohet me një fqinjen e tij Adriana Bani dhe nga kjo martesë i lindin dy djem, Andrea dhe Luigi. Jeta për Gino-n do të ndryshonte, ishte dritë dhe hije, hija e Benito Musolinit, diktatori patetik dhe ortak i Adolf Hitlerit dhe ferri do të vendosej në tokë.

Musolini, ashtu si punëdhënësi i tij vendosi që raca e bardhë ishte superiore ndaj asaj zezake dhe që në lojërat olimpike të vitit 1936 u turpërua nga një zezak i Alabamës, Jesse Owens – 4 medalje ari-, e vendosi politikën e tij mbi triunfet e Gino-s, i zgjedhur si sportisti emblemë i fashizmit.

Por për çiklistin këmbët dhe rrotat janë në simbiozë me njëra-tjetrën, e përçmon politikën dhe e urren Musolinin dhe shpirtin e jep vetëm për shpejtësinë dhe për besimin katolik si dhe për shoqërinë sportive “Aquila”, klubi i vendit të tij. Nuk kërkon asgjë. Në vitin 1938 projekti i Hitlerit për shfarosjen e hebrenjve të Europës mbërrin në bunkerin e Duçes, por drenazhi është i ngadaltë në fillim, cunami mbërrin në vitin 1943.

Gino shikon, Gino mendon. Pa ngritur dyshime dyfishon dhe trefishon stërvitjen e tij. Një të dielë para një gare inspektorët kontrollojnë dhe peshojnë biçikletat sipas protokollit dhe Gino i ndërpret: “Kontrolloni, por me kujdes. Çdo tub i makinës sime është dizenjuar shkencërisht, çdo ndryshim mund të më dëmtojë…”

Pak kohë pas vdekjes së tij në 5 maj 2000, në moshën 85 vjeçare, i biri do të bënte të ditur enigmën e jetës sportive të të atit duke treguar kështu shpirtin fisnik të mbetur në hije. Në ato vite të tmerrit fashist dhe gjatë garave hipur mbi biçikletë, Gino Bartali shpëtoi 800 hebrenj nga deportimi dhe vdekja e sigurt në kampe naziste. Nga një cep në tjetrin përgjatë rrugëve të Toskanës dhe të Umbrias, nëpër skarpatet malore, fushat e gjera, çdo tub i biçikletës, çdo qoshe e mundshme fshihte dokumente dhe pasaporta, në disa raste false për hebrenjtë e fshehur nëpër manastire dhe abaci.

Një rrjet i organizuar nga Giorgio Nissim, një antifashist i mbështetur nga disa arqipeshkë për të shpëtuar përmes letrave jetën nga vdekja. Pas vdekjes së Nissim-it, fëmijët e tij i gjetën në papafingo ditarin e të atit, një dëshmi besnike për kilometrat e përshkruar, rrugët alternative dhe për ndonjë rrezik të papritur, inventar të çdo pasaporte, udhëzimet, rrugët e shpëtimit, të gjitha këto lëviznin përmes një mjeti të padyshimtë, perfekt, ideal, përmes kampionit, idhullit Gino Bartalit, të brohoritur nga ushtarët e Musolinit.

Shumë herë e kanë pyetur Andrean, djalin e tij, se si është e mundur që një histori e tillë e jashtëzakonshme, e denjë për kinematografinë u mbajt e fshehur nga Gino për kaq shumë vite dhe që nuk u bë e ditur. Përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: “Im atë ishte një katolik i ethshëm. Kurrë ose pothuaj nuk na foli për atë çka ndodhi gjatë luftës. Thoshte vetëm se këto gjëra në jetë thjesht bëhen”.

Një njeri prej mishi e kockash dhe material prej heroi. Përballë muzeve të Firences dhe bukurisë së Rilindjes nuk do të ishte keq të ndaleshit në muzeun e Gino Bartalit, të shikonit fotot e këtij njeriu dhe të mbështeteshit mbi altarin që mban biçikletën e tij. / F. Agastra / Bota.al

Në trend Botë

Më shumë
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Evropa
FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

FSB-ja publikon pamjet kur vetura e kapitenit rus hidhet në erë në Krime, ishte pjesë e flotës së Detit të Zi që kreu sulme mbi ukrainasit

Evropa
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

Evropa
SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit

SHBA paralajmëron Turqinë për liderët e Hamasit

Botë
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Kalo në kategori