LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja May përgatitet për rrugën drejt BREXIT-it

Kryeministrja May përgatitet për rrugën drejt BREXIT-it

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të mbajë një fjalim tejet të rëndësishëm në tre javët që vijnë, ku do të përshkruajë marrëdhëniet e ardhshme që Britania dëshiron të ketë me Bashkimin Evropian.

Përpara se kjo të ndodhë, ministrat kryesorë të kabinetit do të mbajnë fjalime në një fushatë që ka marrë emrin ‘rruga drejt BREXIT-it’. Siguria, transferimi i pushteteve, të drejtat e punëtorëve dhe tregtia pritet të jenë ndër temat kryesore që do të diskutohen.

Kryeministrja May është vendosur nën presion nga Bruksel dhe partia e saj, për të përcaktuar vizionin e saj për Britaninë pasi të jetë shkëputur nga Bashkimi Europian. May pritet ta bëjë publik këtë vizion të sajin, pasi të bisedojë fillimisht me pjesëtarë të kabinetit në rezidencën Chequers.


Sekretari i Jashtëm pritet të nisë një seri fjalimesh të mërkurën, ndërsa burime të brendshme thonë se Boris Johnson do të synojë të bashkojë ata pro Brexit dhe ata kundër shkëputjes.

Edhe Sekretari për BREXIT-in, David Davis, dhe ai i Tregtisë, Liam Fox, do të flasin gjithashtu, pa harruar ministrin për Kabinetin, David Lidington, i cili mbështeti qëndrimin në bllokun europian në referendumin e para pak viteve.

Por, dy ministrat më të shquar që votuan për qëndrimin, Kancelari dhe Sekretari i Brendshëm, nuk do të mbajnë fjalime. ‘No. 10’ është justifikuar me faktin se Philip Hammond ka folur së fundi në samitin e Davosit, ndërsa Kryeministrja do të mbulojë efektivisht edhe fushën e Amber Rudd, kur ajo të japë fjalimin mbi sigurinë të shtunën e ardhshme.

May pritet të detajojë “partneritetin e sigurisë” që Britania e Madhe dëshiron ta ruajë me BE-në. Megjithatë, e gjithë kjo vjen pasi kryenegociatori europian, Michel Barnier paralajmëroi se periudha e tranzicionit mes pasi BREXIT të ndodhë në vitin 2019 nuk duhet marrë si e mirëqenë.

Ai theksoi se mosmarrëveshje thelbësore mbeten për t’u zgjidhur dhe se ka disa probleme në kuptueshmërinë e pozicionit të Britanisë. Pas komenteve të tij, Davis tha se ishte surprizuar të dëgjonte se Barnier ishte i paqartë mbi qëndrimin britanik për periudhën e tranzicionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori