Antonio Conte tha se shkarkimi i tij do të ishte “një formë mënyrë budallallëk, pasi që jemi duke përmbushur pritjet tona.”
Ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë, fitoi Ligën Premier në sezonin e parë në krye të klubit anglez, por këtë sezon po çalon në marrjen e rezultateve pozitive.
Gjersa thashethemet vazhdojnë të thonë se shumë shpejt do të zëvendësohet, Conte po lufton për punën e tij me publikun.
“Ju vazhdoni të punoni me një menaxher apo trajner jo për shkak të asaj që realizon në një sezon, por sepse ju besoni në të. Pastaj ndërton diçka me të”, tha ai në një konferencë për shtyp.
“Por kjo nuk do të thotë që duhet të fitosh patjetër, sepse kjo nuk është e thjeshtë. Nuk është e lehtë. Veçanërisht në Angli”.
“Në të njëjtën kohë, mund të besosh tek një trajner dhe në punën e tij. Edhe nëse nuk fiton dhe përpiqesh të ndërtosh diçka të rëndësishme”.
“Ka dy mënyra. Ka një mënyrë të trashë dhe një mënyrë inteligjente. Ky është mendimi im. Në të njëjtën kohë, unë kam respekt të madh për mendimin e të gjithëve. Nëse klubi vendos të më largojë, nuk e di kur do të ndodhë sepse nuk janë të kënaqur me punën time.
“Siç e dini shumë mirë, kontrata ime mbaron në vitin 2019. Nga këndvështrimi im, ka një vullnet për të qëndruar dhe vazhduar të punojë për këtë klub.
“Jam shumë i lumtur me angazhimin e lojtarëve dhe sjelljen e lojtarëve të mi. Ata më tregojnë çdo ditë që duan të kapërcejnë këtë situatë. Por kjo “situatë” … ne po flasim për një ekip që është i katërti në ligë, që po përgatitet të përballet me Barcelonën. Ne jemi në garën e FA Cup dhe arritëm në gjysmëfinale të Kupës Carabao”.
“Ne e kuptojmë se kur humbasin dy ndeshje rresht, situata nuk është e thjeshtë. Por, është sikur ne jemi në një betejë anësore në zonën e rënies, por ne po përmbushim pritjet tona. Unë nuk mendoj se dikush na ka besuar të fitojmë titullin këtë sezon. Nëse më kujtohet, kishte dy skuadra të cilët folën për titullin, ato të Manchesterit”, tha italiani.
Kujtojmë se londinezët aktualisht zënë pozitën e pestë të renditjes tabelore me 50 pikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja
San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë