LAJMI I FUNDIT:

Gjini sulmon Kusari-Lilën: Kemi trashëguar miliona euro borxhe

Gjini sulmon Kusari-Lilën: Kemi trashëguar miliona euro borxhe

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, pasditen e së premtes mbajti konference për media ku tregoi mbi gjendjen financiare të Komunës së Gjakovës.

Ai tha se publikimi i gjendjes ka qenë një premtim elektoral ndërsa premtoi se nuk do t’i lodhë qytetarët duke ua përmendur borxhet vazhdimisht.

Gjini deklaroi se në total ka trashëguar borxh në vlerë prej 13 milionë e 330 mijë euro nga administrata e kaluar e drejtuar nga Mimoza Kusari- Lila.


“Totali i borxheve që i trashëgon administrata ime janë 13 milionë e 330 mijë euro fiks. Këto do të dalin edhe në raporte financiare më vonë për shkak se në këto jam bazu dhe dokumentacioni do të bëhet publik për të gjithë”, tha Gjini.

Sipas tij, prej kësaj shume 9 milionë e 73 mijë euro janë borxhe të rrjedhshme që kanë të bëjnë me kontrata që kanë filluar, por janë paguar pjesshëm.

“Borxhe të faturuara të Komunës janë 4 milionë e 258 mijë euro prej të cilave 1 milionë e 820 mijë janë shpronësime, tjerat janë kontrata që nuk janë paguar ose borxhe të tjera që janë në zyre të ndryshme të Komunës. Ndërsa 9 milionë e 73 mijë euro janë borxhe të rrjedhshme, të cilat janë përmendur me vite prej të kaluarës e që janë të njëjta, që kanë të bëjnë me kontratat që kanë filluar e që janë paguar pjesshëm. Janë kontrata kryesisht të infrastrukturës që kanë nis mirëpo borxhet mbesin deri në vitin 2021 sepse kështu është nis procesi”, tha Gjini.

Gjini e quajti “keqmenaxhim të buxhetit dhe mos përgjegjësi” mos pagesat e borxheve të komunës pasi që kjo komunë, sipas tij, çdo vit kishte suficit buxhetor.

“Në vitin 2017 suficiti ka mbërritur në 1 milion 830 mijë euro, prej tyre 635 mijë euro grant dhe 1 milion e 194 mijë euro të hyra vetanake”, shtoi ai.

Gjini tha se administrata e tij tashmë po harton planin për pagesën e këtyre borxheve, por premtoi se investimet nuk do të ndalen.

Ai tha se është fat i Komunës që shumica prej projekteve do të financohen nga Qeveria e Kosovës dhe kjo garanton mbylljen e këtyre projekteve me sukses.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori