Një status në rrjetin e saj social Facebook ditë më parë, ku shkruante në drejtim të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga bëri që ajo të nxjerr në pah një detaj shumë interesant nga e kaluara e saj.
Për të tretin mandat radhazi, Xhevahire Izmaku radhitet si deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpo në të vërtetë ajo është poete me profesion, teksa vite më parë ishte marrë edhe me tekste muzikore.
“Ishte viti 2000 kur si poete edhe tekstshkruese, bashkëpunoja me të nderuarat motrat Mustafa dhe një ndër tekstet që kam shkruar ishte edhe një pikërisht për masakrën ndaj familjes së Berishëve!” (sic.), kishte shkruar Izmaku në Facebook, duke iu referuar mbështetjes që i jepte Jahjagës, e cila ditë më parë u padit pikërisht nga kjo familje për shpifje.
Në një prononcim për Telegrafin, e pyetur rreth të kaluarës së saj si poete dhe tekstshkruese, Izmaku tha se vazhdon ende ta bëjë dhe ta duajë një gjë të tillë.
“Po, unë jam poete me profesion dhe kam të botuar gjithsej katër libra me poezi. Kam shkruar tekste të shumë kënge, ku mbaj mend atë të “Maturantët” e Motrave Mustafa e cila më ka pëlqyer shumë, apo “Çika e boksierit” e këngëtares Monika Salihu, por edhe shumë këngëve të tjera. Nuk jam marrë me shkrime tekstesh intensivisht, por kam shkruar sipas dëshirës, si mike e tyre”, tha Xhevahire Izmaku për Telegrafin.
E pyetur nëse vazhdon të merret, apo ka oferta për të shkruar sërish tekste muzikore, deputetja e PDK-së tha se kjo mbetet tashmë vetëm në të kaluarën e saj.
“Jo, nuk merrem më me tekste këngësh dhe nuk pranoj ftesa për të shkruar, kjo ngase jam e angazhuar me doktoraturën, të cilën po e përgatis në Tiranë për “Marrëdhënie me publikun”. Gjithashtu vazhdoj mandatin tim të tretë si deputete e PDK-së, ku jam e pranishme në Kuvend në seancat e ndryshme që zhvillohen”, thotë tutje Izmaku.
Mirëpo, poezia dhe tekstet do të mbeten dashuria e saj e madhe, me të cilën ajo vazhdon dhe jeton çdo ditë.
“Prapëseprapë poezia mbetet profesioni im. Vazhdoj të shkruaj sërish, por jo në intensitetin e mëparshëm, dhe jo më tekste muzikore. Statusi në rrjetin social Facebook ishte vetëm një rikujtim, pasi më ka lidhur ajo pjesë me familjen Berisha, dhe thash mbështetje për ish-presidenten sepse unë i kam bërë kogja shumë diskurs dhe pata dëshirë dhe ishte korrekte nga ana ime që t’ia dedikoja një status të tillë”, ka përfunduar Xhevahire Izmaku për Telegrafin.
Përndryshe, nuk janë të paktë deputetë e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës që janë marrë me art ose letërsi, duke kujtuar këtu këngëtarët Labinot Tahiri dhe Memli Krasniqi, apo aktorët Adem Mikullovci e Blerta Deliu-Kodra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak