Gjatë ditës së sotme, ministri i zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli me përfaqësuesit e tyre, vizituan KRU ” Prishtina ” sh.a.
Në këtë takim morën pjesë, kryeshefi ekzekutiv Ilir Abdullahu, drejtori i bordit Ilir Rexhepi dhe menaxhmenti i lartë i kompanisë.
“Gjatë këtij takimi që u mbajt në zyrat e Ujësjellësit të Prishtinës, përveç që u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me të arriturat, sfidat, investimet e donatorëve, ujin e pafaturuar, reduktimin e humbjeve teknike dhe komerciale, gjendjen e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, me theks të veçantë në Komunën e Prishtinës, kryeshefi ekzekutiv z. Ilir Abdullahu ritheksoi përkushtimin maksimal kundrejt bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe bashkërendimit të investimeve, në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë të të gjithë qytetarëve me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së lartë, duke prezantuar edhe një historik të shkurtër lidhur me funksionimin dhe veprimtarinë e KRU ” Prishtina ” sh.a”, thuhet në njoftimin për media.
Ai, njëkohësisht falënderoi ministrin Lluka dhe nënkryetarin Pacolli për gatishmërinë e tyre personale dhe institucionale, për mbështetje të të gjitha projekteve që ndërlidhen me investimet në rrjetin e ujësjellësit .
Nga ana tjetër, ministri Lluka shprehi gatishmërinë që të ofrojë përkrahje maksimale dhe bashkëpunim në të gjithë sektorët e furnizimit me ujë të pijshëm, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit trepalësh Ministri-Komunë-Ujësjellës, për shkak të jetësimit të investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Ndër të tjera, ai shprehu shqetësimin lidhur me ujin e pafaturuar dhe materialin e gypave të vjetruar të ujit, duke ofruar mbështetje maksimale që përmes investimeve dhe donatorëve të gjindet zgjidhje në këtë çështje, duke u fokusuar në rehabilitimin e tyre.
Nënkryetari Pacolli, përmes drejtorisë së infrastrukturës , u zotua që të mbështesin krijimin e grupeve të përbashkëta punuese ( të inicuara nga të dyja palët ) me qëllim të analizimit të saktë të gjendjes në teren, harmonizimit të investimeve dhe përmirësimit të vazhdueshëm të nivelit të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit ndaj të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës.
Ai po ashtu ofroi mbështetje lidhur me mundësinë e kyçjes në sistemin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm për fshatrat e komunës së Prishtinës, të cilat deri më tash nuk kanë pasur këtë mundësi, për shkak të kostos së lartë.
Ata, vizituan edhe fabrikën e trajtimit të ujit në “ Shkabaj ”, dhe u ndanë të kënaqur me sasinë e prodhimit të ujit që shpërndahet te konsumatorët dhe teknologjinë e avancuar që posedon kjo fabrikë, gjithçka në shërbim të konsumatorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Rritja e zhvillimit ekonomik - bëhet thirrje për bashkëpunimin e bizneseve me Qeverinë
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'