LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Të procedohet Demarkacioni dhe vendi të shkojë në zgjedhje

Hoti: Të procedohet Demarkacioni dhe vendi të shkojë në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha të premten Demarkacioni duhet të procedohet sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës dhe vendi pastaj të shkojë në zgjedhje.

Hoti këto komente i bëri në një konferencë për media, pasi Grupi parlamentar i LDK-së bojkotoi seancën e sotme parlamentare.

“ Në katër muajt e qeverisjes Haradinaj janë thyer të gjitha rekordet e degradimit të qeverisjes. Asnjëherë në të kaluarën Kosova s’ka qenë me  e izoluar se sa është tash”, tha ai.


Hoti gjithashtu tha se Kosova nuk ka qenë kurrë më e izoluar. “Asnjë vizitë të rëndësishme nuk e kemi parë të kryeministrit. Po ashtu edhe Kosovën askush se ka vizituar nga personalitete të veçanta”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka kërkuar që Demarkacioni të procedohet sa më shpejtë për në Kuvendin e Kosovës dhe vendi të shkojë në zgjedhje

Ndryshe, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti gjatë konferencës tregoi  se çdo të premte do të mbajnë konferenca për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori