LAJMI I FUNDIT:

INVENTARI

INVENTARI

Poezi nga: Jose Saramago
Përktheu: Faslli Haliti

Nga ç’mëndafsh janë bërë gishtat e tu,
nga ç’fildish kofshët e tua të lëmuara,
nga cilat lartësi në hapin tënd arriti
bukuria e dhisë së egër nga ç’hapa.

Nga ç’manaferra të pjekur e kanë shtrydhur
shijen paksa të thartë të gjinjve të tu,
nga ç’Indi bambuja e belit tënd,
ari i syve tu, nga ç’vend vjen.


Nga ç’gurgullimë vale shkojnë të kërkojnë
rrugën gjarpëruese ijet e tua,
nga ku lind freskia e burimit
që nga goja gurgullon kur ti qesh.

Nga ç’pyje – det u shkëput
dega e koralit të venave,
ç’parfum lajmëron ardhjen tënde
të më ngjeshësh dëshirat e natës.