LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e reparteve në spitalet e Maqedonisë, ministri premton punësime të infermiereve

Mbyllja e reparteve në spitalet e Maqedonisë, ministri premton punësime të infermiereve

Do të punësohen gjithsej 20 infermiere në të gjitha klinikat ku ka mungesë të stafit, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Deklarata e tij vjen si pasojë e informatave se Reparti i Hematologjisë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, është mbyllur pikërisht për shkak të mungesës së stafit. Ministri pohoi se reparti u mbyll që të mos lejohet ndonjë improvizim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mungesë infermieresh në gjitha spitalet në Maqedoni
Lexo po ashtu Mungesë infermieresh në gjitha spitalet në Maqedoni

“Mungesa e infermiereve më së shumti është vërejtur gjatë periudhës së kaluar. Kemi bërë një analizë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe identifikuam një numër të madh të infermiereve që janë pa punë. Kështu që, besoj se do të gjejmë staf i cili do të punojë në këto reparte. Nga ana tjetër, reparti u mbyll për të mos lejuar të ndodhë ndonjë improvizim, derisa nuk ka njerëz të mjaftueshëm”, tha Filipçe.


Pothuajse të gjitha institucionet shëndetësore po përballen me mungesë të stafit. Problemi më i madh janë infermieret. Spitali i Qytetit “8 Shtatori” në disa raste ka qenë i detyruar që ta përgjysmojë kapacitetin e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori