LAJMI I FUNDIT:

Fermerët planifikojnë të ndalojnë zhvillimin e ndeshjes Toulouse – PSG në Ligue 1

Fermerët planifikojnë të ndalojnë zhvillimin e ndeshjes Toulouse – PSG në Ligue 1

Teksa fermerët pov azhdojnë të protestojnë në Toulouse për shkak të rregullave të Bashkimit Evropian, ndeshja e klubit të qytetit me Parisin e Neymarit është në rrezik që të mos zhvillohet fare.

Fermerët janë bashkuar në qytetin francez të Toulouse për të protestuar për planet e qeverisë që të zvogëlojnë numrin e zonave bujqësore që kualifikohen për subvencionet e BE-së.


Demonstratat filluan të ndikojnë në mbarë qytetin e Toulouse këtë javë teksa femerë të hidhëruar kanë vënë në flakë gomat dhe bllokuan rrugët me traktorë.

Për shkak të natyrës së paparashikueshme të protestave, ndeshja e Toulouse në Ligue 1 me liderët e PSG të shtunën mund të anulohet pasi po planifikohet një bllokim i stadiumit.

Një zyrtar i një shoqate të bujqve tha për France 3 se do të krijohet një apokalips i plotë.

“Unë po e bëj të ditur apokalipsin në Toulouse. Nëse ministri nuk ndërron mendjen, atëherë pse të mos protestojmë të shtunën në stadium? Asgjë nuk mund të na ndalë”, ka thënë ky zyrtar.

PSG mund të mirëpresë anulimin e këasj ndeshje pasi po përgatitet për superduelin ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Ndërsa Toulouse mbetet në vendin e 15-të në Ligue 1 dhe është në luftë të ashpër për mbijetesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori