LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 240 të dënuar dalin nga burgu i Idrizovës (Video)

Maqedoni, 240 të dënuar dalin nga burgu i Idrizovës (Video)

Pasi që hyri në fuqi ligji për amnisti, nga burgu më i madh në vend – Idrizovë, deri më tani kanë dalë 240 të burgosur. Numri më i madh i të dënuarve që lirohen janë të dënuarit për vjedhje, plaçkitje, armë mbajtje pa leje dhe kontrabandë me drogë.

Dënimi prej 30 për qind ju është ulur mbi 300 personave, por ky numër siç thotë zv.drejtori i Idrizovës, do të rritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri më tani nga gjykatat janë kthyer 937 vendime. Sipas nenit 206, plotësisht janë liruar 240 persona. Presim që gjatë ditëve të radhës ky numër të rritet”, tha për TV21, Sadush Arifi.


Numri i përgjithshëm i të akuzuarve të cilët duhet të dalin, sipas ligjit për amnisti është 780. Por, në gjykatën kushtetuese mbërriti iniciativë për ta kontestuar këtë ligj.

Në territorin e tërë vendit, sipas informacioneve të Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, nga burgjet deri tani kanë dalë mbi 450 të burgosur.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori