LAJMI I FUNDIT:

Lansimi historik i raketës më të madhe në botë: Brenda saj është vetëm një pasagjer – vetura “Tesla” (Foto/Video)

Lansimi historik i raketës më të madhe në botë: Brenda saj është vetëm një pasagjer – vetura “Tesla” (Foto/Video)

Raketa “Falcon Heavy” është raketa më e fuqishme në botë, e cila me sukses është lansuar nga qendra hapësinore “Kennedy” në Florida.

Raketa që është në pronësi të kompanisë private “Space X”, brenda saj ka një veturë “Tesla Roadster” si pasagjerin e vetëm, kurse është paraparë rreth orës pesë të fluturoj mbi Tokë dhe më pas të vazhdojë rrugëtimin për në Mars, transmeton Telegrafi.


“Falcon Heavy” do të mund të transportoj pesha të rënda në hapësirë, por edhe njerëz Mars.  Kjo raketë i përket kompanisë private Space X, drejtori ekzekutiv i të cilës është Elon Musk, i cili njëherit është edhe drejtor i kompanisë që merret me prodhimin e veturave elektrike “Tesla”.

Brenda kësaj veture në vend të një shoferi e kanë vënë një manekin, kurse para timonit shkruan “pa panik!”. Në një pjesë tjetër të veturës shkruan “e kanë ndërtuar njerëzit në Tokë”.

Përveç kësaj, në radion e vendosur në veturë dëgjohej kënga “Space Oddity” të David Bowie. Menjëherë pas lansimit, Musk ka publikuar në rrjetet sociale një video ku brenda raketës shihet vetura dhe shoferi i saj duke fluturuar mbi planetin tonë.

Kjo veturë do të kalojë një kohë të gjatë në afërsi të Tokës, dhe më pas do të aterroi në Mars. Ndryshe, raketa “Falcon Heavy” ka dy herë më shumë kapacitet të bartë mallra për dallim nga raketat tjera, ku në total vlerësohet se mund të transportoj deri në 64 tonë, që i bie më shumë sesa një aeroplan Boeing 737 me pasagjerë, ekuipazhin dhe mallrat e derivatet në rezervuar.

Siç raporton Guardian” vetëm dy raketa ishin më të fuqishme sesa “Falcon Heavy”, “Saturn V” nga epoka e Apollos, që gjithashtu kanë kushtuar më shumë për t’u ndërtuar.  BBC shkruan se “Falcon Heavy” e kanë vënë në lëvizje tri raketa “Falcon 9” që kanë funksionuar sikur të ishte një.

Raketa serike e Falcon ka marrë emrin nga “Millenium Falcon” nga filmi i zhanrit fantashkencë “Star Wars”. “Falcon Heavy” përbëhet nga disa raketa më të vogla Falcon, që në total kanë 27 motorë – njëra prej tyre është kryesorja dhe tri tjera asistojnë në fluturim jashtë orbitës së Tokës që ndahen nga trupi pas lansimit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=bCc16uozHVE

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori