LAJMI I FUNDIT:

Prodhimi me rënie në Gjermani

Prodhimi me rënie në Gjermani
ARCHIV - Kraftwerkstechniker montieren am 31.07.2013 in Bremen in einem Steinkohlekraftwerk eine Dampfturbinenanlage. Auch wenn Inlandskunden wieder mehr bestellen: Die schrumpfende Nachfrage aus Schwellenländern wie Russland oder Brasilien bremst das Geschäft der deutschen Maschinen- und Anlagenbauer. Die deutsche Schlüsselindustrie wartet weiter auf die Trendwende zum Besseren. Foto: Ingo Wagner/dpa (zu dpa "Schwaches Auslandsgeschäft: Auftragsflaute im Maschinenbau hält an" vom 01.07.2014) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Shoqata e dhomave të tregtisë dhe industrisë në Gjermani (DIHK), rriti projeksionet për ekonominë gjermane në 2.7 për qind për vitin 2018 nga 2.2 për qind që priste më parë, duke dhënë kështu një perspektivë optimiste për ekonominë më të madhe të Europës.

Kjo vjen pavarësisht rënies së prodhimit industrial në fund të vitit që kaloi. Ekonomia gjermane ndodhet në një rimëkëmbje të nxitur nga konsumi, në një kohë të punësimit në nivel rekord, rritjes së sigurisë në punë, rritjes së pagave reale dhe uljes së kostove të huamarrjes.

Së fundmi, perspektiva është forcuar edhe nga rimëkëmbja e investimeve nga kompanitë dhe eksportet. Sipas sondazhit të organizatës drejt 26 mijë menaxherëve, humori i biznesit në lidhje me kushtet aktuale ka arritur një nivel rekord, ndërkohë që 54 për qind të firmave raportuan kushte optimale, 40 për qind u përgjigjën se janë të kënaqura dhe vetëm 6 për qind nuk ishin optimiste.


Në lidhje me kërcënimet më të mëdha në të ardhmen, shumica e kompanive theksuan mungesën e punës së kualifikuar dhe rritjen e kostove të punës. Ky projeksion optimist erdhi përpara se Zyra Federale e Statistikave të publikonte rënien aktivitetit të fabrikave gjatë dhjetorit.

Prodhimi industrial ra me 0.6 për qind gjatë muajit, krahasuar me një rritje prej 3.1 për qind gjatë Nëntorit dhe gjithashtu poshtë vlerësimeve të analistëve. Sipas të dhënave, fabrikat kanë prodhuar më pak mallra kapitale dhe të konsumit, ndërkohë që kanë rritur prodhimin e mallrave të ndërmjetëm.

Megjithatë, sipas analistëve, perspektiva është optimiste, ndërkohë që porositë industriale për dhjetorin janë rritur me 3.8 për qind, duke treguar për një rimëkëmbje në fillim të vitit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori