Arritja e një konsensusi brenda spektrit politik në Kosovë rreth ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duket të jetë shumë i vështirë.
Aktualisht, këtë marrëveshje po e mbështetë vetëm një parti në pushtet dhe një në opozitë, përkatësisht Partia Demokratike e Kosovës (parti në pushtet) dhe Lidhje Demokratike e Kosovës (parti në opozitë).
Pavarësisht që në deklaratat e tyre publike, liderët e partive politike e trajtojnë çështjen e Demarkacionit si urgjente dhe kriter të pakalueshëm për procesin e liberalizimit të vizave, në praktikë, ky lidership ende nuk ka ndërmarrë ndonjë nismë të re për të arritur një konsensus për ratifikimin e marrëveshjes.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë për një kohë të pacaktuar shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për Demarkacionin e kufirit, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Deri te shtyrja, kishte ardhur pikërisht për shkak të mungesës së konsensusit, në mënyrë që t’u jepet edhe pak kohë partive politike që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët.
Zenun Pajaziti, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se konsensusi mund të arrihet me një vullnet politike të të gjitha partive politike.
“Pavarësisht vonesës, rrethanat aktuale tregojnë se është një pritje e jashtëzakonshme qytetare si dhe kërkesë e përsëritur e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Po ashtu, është kohë e fundit edhe për të gjitha partitë politike që të reflektojnë. Ideja që në këto tema të ketë konsensus nuk është e re. Është mirë që kryetari i Kuvendit po bën gjithçka që është e mundur, që të ketë një konsensus për kalimin e kësaj situate”, tha Pajaziti.
Nga ana tjetër, Zafir Berisha, deputet nga Nisma për Kosovën, që është pjesë e Qeverisë së Kosovës, mendon se për marrëveshjen ekzistuese nuk mund të ketë asnjë marrëveshje mes partive politike.
Ai thekson se nuk mund të ketë konsensus, derisa siç tha ai, Komisioni i parë për Shënjimin e Kufirit ka bërë gabime dhe ka kaluar kompetencat.
Berisha mendon se tash për tash duhet të përkrahet ideja e kryetari të partisë Nisma, Fatmir Limaj, i cili po synon që të arrihet një deklaratë e përbashkët mes Prishtinës dhe Podgoricës rreth kësaj marrëveshjeje.
“I vetmi variant mund të jetë një marrëveshje mes dy qeverive, që në një periudhë të caktuar të rishikohet marrëveshja ose Kuvendi i Kosovës të nxjerrë një rezolutë me anë të cilës të njoftohet Qeveria dhe Kuvendi i Malit të Zi që Komisioni (paraprak shtetëror që kishte bërë matjet), kushtimisht thënë, ka kaluar kompetencat e veta në bazë të vendimit të Qeverisë, sepse është marrë me përcaktimin e kufirit edhe pse nuk ka qenë i autorizuar”, tha Berisha.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, kryetari i partisë Nisma për Kosovën ka thënë se tashmë është duke u shqyrtuar një ide për zgjidhjen e nyjës politike lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Sipas tij, Marrëveshja e arritur mes Kosovë dhe Malit të Zi për demarkacionin e kufirit, lë hapësirë për të korrigjuar gabimet e mundshme që kanë mundur të ndodhin në variantin e parë të marrëveshjes.
Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë ta përsërisë qëndrimin se Marrëveshja ekzistuese për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është e gabuar dhe Kuvendi nuk duhet ta ratifikoj atë.
Albulena Haxhiu, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe kryetare e Komisioni për Legjislacion, tha për Radion Evropa e Lirë se i vetmin konsensus që Vetëvendosje do të pranonte, është ai për ta kundërshtuar marrëveshjen ekzistuese.
“Do ta mbështesim një qëndrim i cili e kundërshton Marrëveshjen aktuale të demarkacionit me Malin e Zi, që i hap rrugë negocimit për një marrëveshje të re, ashtu siç parashihet në raportin e Komisionit aktual për Shënjimin e Kufirit”, tha Haxhiu.
Deputetja Haxhiu tha se Vetëvendosje nuk përkrah as idetë e reja që janë duke u përmendur kohëve të fundit, ku bën pjesë edhe nisma e zëvendëskryeministrit Limaj.
“Këto janë tendenca të ulëta dhe të papranueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje. Ne do të bashkëpunojmë me këdo që ka interes që ta shpëtojë territorin e Republikës dhe sigurisht që qëndrimi ynë do të jetë i njëjti që e kemi pasur deri tani”, tha Haxhiu.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë të Austrisë. Kjo marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës.
Mungesa e ratifikimit nga Kosova, ndërlidhet me kundërshtimet e brendshme nga një pjesë e spektrit politik, i cili vlerëson se me anë të kësaj marrëveshjeje, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë.
Thirrjet ndërkombëtare për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, datojnë për më gjatë se dy vjet. /Rel/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë