LAJMI I FUNDIT:

BBC: Chelsea vendos ta mbajë Conten

BBC: Chelsea vendos ta mbajë Conten
Conte është larg sukseseve të sezonit të kaluar me Chelsean (Getty Images)

Trajneri italian do të mbetet të paktën edhe për një kohë pjesë e “Bluve”.

Gjatë ditës është raportuar se Antonio Conte i ka orët e numëruara si trajner i Chelseat, por duket se gjithçka ka ndryshuar.

Sipas BBC Sports, klubi ka shfaqur besim në trajnerin italian me të cilin një vit më parë u shpallën kampionë të Ligës premier, kurse në këtë stinor “Blutë”, po ballafaqohen me telashe të mëdha në ligë.


Conte po has në probleme këtë kampionat

Humbjet turpëruese nga Bournemouth dhe Watford janë pritur shumë keq nga pronari i klubit Roman Abramovich, i cili megjithatë, pas një konsultimi me drejtuesit e tjerë të klubit ka vendosur ta mbajë Conten ende si trajner.

Ish-trajneri i kombëtares italiane ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2019 dhe do të ketë rast të shpëtoj sezonin nëse arrin sukses në Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.

U fol shumë për shkarkimin e tij

Nëse rast të largimit të Contes, Chelsea dëshiron ta emërojë për trajner Luis Enriquen i cili aktualisht është i papunë, pasi stinorin e shkuar u largua nga Barcelona. /KP/