Në gjykimin për vrasjen e Rrahman Ukës, roje e lokalit “Bon Vivant”, i akuzuari Sherif Krasniqi pati akuza ndaj të akuzuarit tjetër, Masar Gërdovci. Të dy ngarkohen për këtë vrasje që ka ndodhur në vitin 2014.
Në fund të seancës, i akuzuari Sherif Krasniqi kërkoi fjalën, me ç’rast përmendi një letër, e cila, sipas tij, ishte e destinuar të arrinte tek ai. Por, sipas deklaratës së tij, kjo letër përfundoi në duart e gardianit të Burgut në Lipjan.
I pandehuri pretendoi se atë letër, sipas fjalëve të gardianit të burgut, ia kishte dërguar Masar Gërdovci, i cili i kërkonte ta pranonte fajësinë ndonëse nuk e ka kryer vrasjen dhe shpërblimi që do të pasonte do të ishte 30,000 euro, dy banesa dhe një veturë.
“Atë letër më së pari ia ka dërgu të mbrojturit tim përmes një bashkë të paraburgosuri, i cili ka qenë në dhomë me Sherif Krasniqin dhe gardiani me emrin Xhelal e ka marrë dhe e ka njoftu të mbrojturin tim që letrën që ty ta ka dërgu Masar Gërdovci ia kam zënë të bashkë paraburgosurit tënd, e që më pas ia ka dorëzuar organeve për siguri të Burgut në Lipjan dhe i ka përsëritë përmbajtjen e asaj letre dhe kërkesën e Masarit që e përshkruan në letër që ta pranojë ky veprën edhe pse s’e ka bërë dhe si kundërshpërblim i mbrojturi im do t’i merr dy banesa, një automjet dhe 30.000 euro”, shpjegoi avokati i Sherif Krasniqit, Haxhi Millaku.
Si rezultat, avokati Millaku kërkoi nga trupi gjykues që si dëshmitar të ftohet i paraburgosuri në dhomë me të mbrojturin e tij, e që për hir të sigurisë nuk ia tha emrin, por që përmendet në shkresa të lëndës.
Lidhur me këtë kërkesë, trupi gjykues do të marrë vendim në seancën e radhës.
Përveç tij, avokati Millaku si dëshmitar propozoi edhe gardianin në fjalë me emrin Xhelal, por që kjo kërkesë u refuzua nga trupi gjykues.
Paraprakisht, në gjykatore u dëgjua eksperti i balistikës, Qëndrim Topalli, i cili pas rikonstruimit të vendit të ngjarjes ka bërë përsëri raportin e ekspertizës së balistikës.
Ai tha se në pjesën e jashtme të restorantit janë evidentuar dy dëmtime të shkaktuara nga plumbat me armë zjarri.
“Një gëzhojë është gjetë jashtë, në trupin e viktimës janë dy, që nënkupton se do duhej të kishte edhe një gëzhojë tjetër por që nuk është gjetur në vendin e ngjarjes”, shtoi eksperti.
Si rezultat, avokati i Masar Gërdovcit, Mexhid Syla, e pyeti ekspertin se a është dashur që të mbeten gëzhojat në vendin e ngjarjes.
“Pse u zhdukën këto sende, pse u bënë krejt kto lojna, gjatë shiqimit të vendit të ngjarjes?”, pyeti Syla.
Eksperti Gashi u përgjigj se gëzhojat mund të jenë ende në vendin e ngjarjes.
“Nëse është gjuajtur atëherë sigurisht se gëzhoja është dashur me qenë në vendin e ngjarjes. Nëse nuk janë nxjerrë këto predha nga teknikët e vendit të ngjarjes, sigurisht ato predha mund të jenë aty në mur tek pjesa e drurit që ka qenë”, u përgjigj Gashi.
Për shkak të këtyre paqartësive, avokati i Masar Gërdovcit, Mexhid Syla pretendon se mendimet në mes të ekspertit mjeko-ligjor dhe atij të balistikës janë të ndryshme, me ç‘ rast edhe erdhi me një propozim para trupit gjykues.
Ai dorëzoi në gjykatë një akt ekspertim lidhur me këtë rast të përpiluar nga grupi i ekspertëve nga Shoqata e Shkencave Ligjore në Shqipëri. Syla i propozoi trupit gjykues që ky akt të administrohet si provë dhe ekspertët që e kanë përpiluar të ftohen në seancë për të dëshmuar, e më vonë edhe të ballafaqohen me ekspertët e forenzikës të Republikës së Kosovës.
Avokati i të akuzuarit tjetër, Haxhi Millaku, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Armend Krasniqi, si dhe prokurorja Ferdane Sylejmani, që të tre e kundërshtuan këtë ekspertizë, duke propozuar që të mos administrohet si provë.
“Ky akt ekspertizë e dëmton gjetjen e së vërtetës. Nuk i plotëson parakushtet esenciale për një ekspertizë”, tha Millaku.
Lidhur me këtë trupi gjykues tha se do të marrë vendim në seancën e radhës që u caktua për muajin mars.
Prokuroria Themelore në Prishtinë i akuzon Masar Gërdovcin dhe Sherif Krasniqin se në bashkëkryerje kanë vrarë Rrahman Ukën, roje e lokalit “Bon Vivant” në Prishtinë më 13 tetor 2014. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite