LAJMI I FUNDIT:

EHang ka përfunduar testet e dronëve vetëvozitës, që bartin udhëtarët me 130 kilometra në orë (Video)

EHang ka përfunduar testet e dronëve vetëvozitës, që bartin udhëtarët me 130 kilometra në orë (Video)

Prodhuesi kinez EHang ka shfaqur testet e fundit të dronëve, që bartën udhëtarët me nga 130 kilometra në orë.

Kompania ka thënë se është duke bërë prova me njerëz për katër vite, ndërsa këto të fundit janë evidencat zyrtare, që tregojnë se Ehang 134 është gati për udhëtim, transmeton Telegrafi.

Mjafton që pasagjeri të shtypë butonin, për të dhënë komandën se ku dëshiron të shkojë dhe droni nisë fluturimin duke kryer vet çdo manovër.


Pajisja është testuar në kushte të ndryshme atmosferike si nxehtësi të lartë, mjegull, gjatë natës dhe në stuhitë e tajfunit që arrinin kategorinë e shtatë.

Të rejat e fundit për dronin dhe shërbimet që ofron, do të prezantohet gjatë këtij muaji në Dubai, teksa lansimi zyrtar do të jetë nga mesi i vitit. /Telegrafi/