Sot është bërë e ditur Strategjia e Bashkimit Evropian për zgjerim në Ballkanin perëndimor, me këtë rast, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, theksoi se “është tejet pozitive që Bashkimi Evropian e ka konfirmuar se Kosova e ka vendin e vet në BE dhe e ka rrugën e vet të ndarë nga Serbia në këtë proces. Fakti që BE e trajton procesin e aderimit të Kosovës në BE të ndarë nga Serbia”.
Në rrjetin social, Ministrja Hoxha ka ftuar “të gjitha institucionet e Kosovës që të jemi unik për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së sepse jemi popull dhe shtet evropian dhe nuk kemi ndonjë alternativë tjetër. Apeloj që të kemi konsensus ndër-institucional dhe të kemi një qëndrim të përbashkët mes Qeverisë, Kuvendit dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe t’i japim prioritetin më të madh zbatimit të marrëveshjes së stabilizim dhe asociimit dhe reformave që duhet t’i bëjmë”.
Postimi i plotë:
“Mirëpres Strategjinë e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pjesë e të cilës është edhe Kosova. BE na e ka hapur derën që të bëhemi pjesë e saj, por ne jemi ata që duhet të ecim nëpër këtë derë. Në këtë fazë, kemi pritur që të specifikohen më konkretisht hapat rreth procesit integrues të vendit tonë, por, megjithatë rruga jonë drejt BE-së nuk ka alternativë. Është tejet pozitive që BE ka konfirmuar se Kosova e ka vendin e vet në BE dhe e ka
rrugën e vet të ndarë nga Serbia në këtë proces. Fakti që BE e trajton procesin e aderimit të Kosovës në BE të ndarë nga Serbia, për mua është një njohje e shtetësisë së Kosovës, përkundër mosnjohjes nga disa shtete anëtare të BE-së dhe rezistencës që kanë shfaqur disa shtete që Kosova fare të mos përfshihet në këtë strategji. Po ashtu, është tejet pozitive që BE kërkon kategorikisht që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje juridikisht të detyrueshme si parakusht për anëtarësimin e tyre në BE.
Të gjitha detyrat që ne duhet t’i kryejmë janë të përcaktuara qartë në marrëveshjen për stabilizim dhe asociim, agjendën evropiane për reforma dhe programin për reforma ekonomike. Ne vetëm duhet t’i zbatojmë këto dhe sa më shpejtë që këtë e bëjmë, aq më shpejtë ecim përpara drejt anëtarësimit në BE. Shfrytëzoj rastin të ftoj, të gjitha institucionet e Kosovës që të jemi unik për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së sepse jemi popull dhe shtet evropian dhe nuk kemi ndonjë alternativë tjetër. Apeloj që të kemi konsensus ndër-institucional dhe të kemi një qëndrim të përbashkët mes Qeverisë, Kuvendit dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe t’i japim prioritetin më të madh zbatimit të marrëveshjes së stabilizim dhe asociimit dhe reformave që duhet t’i bëjmë.
Vetëm kështu i shërbejmë qytetarëve tanë dhe vetëm kështu do të bëhemi pjesë e BE-së, aty ku e kemi vendin.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite