LAJMI I FUNDIT:

Kosovarit i demolohet vetura në garazh derisa po flinte, mediat norvegjeze përcjellin rastin (Foto)

Kosovarit i demolohet vetura në garazh derisa po flinte, mediat norvegjeze përcjellin rastin (Foto)

Reshad Ganiqi po flinte në shtëpinë e tij që ndodhet në Porsgrunn të Norvegjisë, kur ia kanë thyer garazhin, për t’ia demoluar makinën BMW.

Plaçkitësit do të vidhnin edhe më shumë pjesë, sikur qeni tij të mos lehte pandërprerë dhe të zgjonte familjarët, transmeton Telegrafi.

“Shkova me shpejtësi në garazh, kur e pashë derën e hapur, ndërsa makina ishte demoluar në masë të madhe. Po të mos shkoja, do të grabisnin edhe më shumë pjesë”, ka thënë Ganiqi.


Raportohet se ata kanë arritur të çmontojnë rrotat, mbrojtëset, grillin, shumë pjesë nën kapak dhe amortizuesit. Sa i përket enterierit, janë marrë timoni, ndërruesi i shpejtësive, sistemi GPS dhe komandat e klimës.

Ende nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin, me të cilin është duke u marrë policia në mënyrë intensive.

“BMW-së i vidhen pjesët, derisa pronari flinte në shtëpi”, ka qenë titulli i një prej mediumeve norvegjeze, për këtë rast të pazakontë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Cummins ka një mbushës të ri - ekskluzivisht për motorët me hidrogjen

Cummins ka një mbushës të ri - ekskluzivisht për motorët me hidrogjen

Auto
Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme

Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme

Auto
Ky Volkswagen Beetle klasik thuhet se i mbijetoi zjarrit në Kaliforninë e Jugut, mes shtëpive të shkatërruara

Ky Volkswagen Beetle klasik thuhet se i mbijetoi zjarrit në Kaliforninë e Jugut, mes shtëpive të shkatërruara

Auto
“Lufta” e shoferit të një Lamborghini me “shtyllat në rrugë” bëhet hit në internet

“Lufta” e shoferit të një Lamborghini me “shtyllat në rrugë” bëhet hit në internet

Auto
Britanikët po hetojnë nëse dritat LED në automjete janë të rrezikshme për drejtuesit e tjerë

Britanikët po hetojnë nëse dritat LED në automjete janë të rrezikshme për drejtuesit e tjerë

Auto
Mercedes pranon: Mund të kemi humbur një pjesë të klientëve të AMG C63

Mercedes pranon: Mund të kemi humbur një pjesë të klientëve të AMG C63

Auto
Kalo në kategori