LAJMI I FUNDIT:

A do ta njoh Greqia shtetin e Kosovës?

A do ta njoh Greqia shtetin e Kosovës?

Athina mund ta njohë Kosovën, nëse një gjë e tillë i kërkohet nga Washingtoni – për disa arsye, shkruan Sputnik.

Njëra nga më të rëndësishmet është aspekti ekonomik, për shkak të presionit që vjen nga BE-ja dhe Gjermania, transmeton Telegrafi.

Një arsye tjetër serioze sipas Sputnik, është siguria, për shkak të aspiratave të shqiptarëve, por edhe të turqve karshi territorit grek.


Sputnik citon Dushan Janjiqin nga organizata joqeveritare “Forumi për Marrëdhënie Etnike”, i cili thotë se çështja e njohjes së Kosovës ka pasuar “pas negociatave për emrin e Maqedonisë”.

Sipas Janjiqit, “Washiontoni dhe NATO, brenda politikave të reja të Donald Trump, janë duke forcuar presionin si në aspektin ekonomik ashtu dhe në atë politik”.

Ai ka potencuar se “një nga prioritetet e Trumpit është forcimi i SHBA-ve në Ballkan dhe largimi i Rusisë, kështu që është e qartë që NATO do të ndjekë dhe luaj këtë rol”.

“Qeveritë aktuale të Maqedonisë dhe Greqisë dëshirojnë të zgjedhin problemin që e kanë, pasi që nuk mund të jeni anëtarë i NATO-së nëse keni problem me ndonjë vend anëtar të saj. Fakti që ekziston një opozitë e fortë (për ta trajtuar) kjo nuk do të ndryshojë asgjë, sikurse janë demonstratat e krahut të djathtë në Greqi”, ka deklaruar Janjiq.

Ai gjithashtu theksoi se “këto ngjarje vetëm sa do t’ia rritin çmimin Greqisë që do t’ia kërkojë SHBA-ve për këtë “shërbim”.

Ndërkaq i pyetur se pse do ta pranonte Greqia tani Kosovën si shtet i pavarur, Janjiq ka deklaruar se ekzistojnë disa arsye: asistenca ekonomike që do ta merrte nga SHBA-të, por edhe aspekti i rëndësishëm i sigurisë”. /Telegrafi/