LAJMI I FUNDIT:

Anulohet vizita e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq

Anulohet vizita e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq

Është anuluar vizita e kryeministrit malazez Dushko Markoviq në Kosovë.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi konfirmoi për Telegrafin se për shkak të kushteve meteorologjike është anuluar vizita e kryeministrit malazez.

Gashi tha se së shpejti do ta caktojnë një datë të re të vizitës së Markoviqit në Kosovë.


Ndryshe, vizita e kryeministrit të Malit të Zi pritej të zhvillohej në kohën kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për shkak të mungesës së konsensusit politik.

Marrëveshja, e cila është nënshkruar në vitin 2015 është ratifikuar në Kuvendin e Malit të Zi, por jo edhe në atë të Kosovës. /Telegrafi/