Watfordi e ka mposhtur Chelsean me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligës Premier, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi Bluve.
Pjesa e parë e tëra u dominua nga vendasit e Watfordit, të cilët sulmonin pareshtur Chelsean.
Megjithatë, goli erdhi vetëm pasi Blutë e Londrës mbeten me një lojtar më pak, kur mesfushori Tiemoue Bakayoko (30′) mori kartonin e dytë të verdhë dhe gjyqtari e dërgoi jashtë.
Goli i vendasve erdhi në minutën e 42-të të ndeshjes, pasi sulmuesi Troy Deeney u tregua i saktë nga pika e bardhë për 1-0 në një penallti e cila u shkaktua në Gerard Deulofeun.
Pjesa e dytë e takimit ishte më e barabartë, por Chelsea edhe pse barazuan në fund pranuan edhe tre gola dhe humbën me rezultat të thellë.
Fillimisht ishin mysafirët e Chelseat, të cilët arritën të kthehen në lojë duke barazuar 1-1 me anë të një supergoli të shënuar nga Eden Hazard (82′).
Por, festa e skuadrës së Contes zgjati vetëm dy minuta pasi ishte Daryl Janmaat (84′), i cili shënoi për 2-1 dhe në minutën e 88-të ishte Gerard Deulofeu për 3-1.
Në minutat shtesë vendasit arritën të shënojnë edhe një herë me anë të Roberto Pereyras, i cili vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-1.
Pas kësaj humbje, Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 50 pikë të mbledhura, ndërsa Watfordi renditet në vendin e 11-të me 30 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blutë e presin në shtëpi West Bromin, teksa Watfordi udhëton te West Hami. /Telegrafi/
1-0 Deeney for @WatfordFC v @ChelseaFC #WATCHE pic.twitter.com/gE53bUd2Kz
— Steve Peart (@StevePeart_) February 5, 2018
What a run by Daryl Janmaat, superb from the full-back with a cool finish ? #WATCHE 2-1 pic.twitter.com/fjwpbrm79m
— Le Coq (@LeCoqueliin) February 5, 2018
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës